Fukushima nderhyrje per ftohjen e reaktoreve

Në Tokio nisin protestat kundër kryeministrit Naoto Kan për krizën që ka përfshirë centralin bërthamor të Fukushimës. Ndërkohë, policia ka konfirmuar se numri zyrtar i të vdekurve apo të zhdukurve nga tërmeti dhe cunami ka shkuar në 14500. Rreth një javë pas katastrofës së të premtes, më shumë se 450 mijë njerëz ndodhen në strehime të përkohshme, në gjendje shumë të vështirë humanitare.
Shefi i agjencisë atomike të Kombeve të Bashkuara, Jukija Amano ka udhëtuar drejt Japonisë për të parë nga afër situatën në centralin e Fukushimës, në një krizë që sa vjen e thellohet. Ndërsa nisej nga Vjena, Amano ka deklaruar se do të kërkojë informacione të detajuara për problematikën e Fukushimës, pasi ekzistojnë të dhëna kontradiktore. Por, sipas tij, Japonia nuk është e vetme në përballjen me katastrofën.
Helikopterët e ushtrisë ndërkaq vazhdojnë të ftohin reaktorin numër tre në stacionin Fukushima për ta shmangur shkrirjen e kontenierëve të karburantit. Zyrtarët thonë se presioni në reaktor është gjithnjë e më i madh, ndërsa ka shqetësime në rritje pasi në këtë reaktor ka edhe përzierje, që përmban plutonium. Përpjekjet e tyre vështirësohen nga prania e lartë e rrezatimit.
Një numër i madh vendesh që kanë qytetarët e tyre në Japoni kanë shprehur shqetësimin për nivelet e radioaktivitetit. Qeveria amerikane, madje, ka vënë në dyshim informatat e autoriteteve japoneze, duke njoftuar për nivele më të larta rrezatimi dhe për nevojën e një zone me perimetër më të madh evakuimi.
Pikërisht të dhënat konfuze kanë rritur frikën edhe në Tokio, ku shumë njerëz janë duke u larguar sa më larg të mundin nga zona e rrezikut.
Juli Prifti