Arrestimet në Preshevë, MPJ: Po cënohet bashkëjetesa nga egoja politike

Ministria e Punëve të Jashme ka shprehur shqetësimin për gjarjet e fundit në Luginën e Preshevës. Përmes një deklarate për shtyp MPJ ngjarje të tilla për përfitim bonusesh politike në prag të heshjes zgjedhore dëmtojnë standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend.
“MPJ ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhin në prag të heshtjes zgjedhore.
Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend” thuhet në deklaratë.
Më tej MPJ gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhëniëve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE.