E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlzeni dhe Argita: Sajmir Tahiri po i fshihet drejtësisë

Share

Fëmijët e kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi, që kërkojnë 80 milionë lekë bashkë nga deputeti socialist, Sajmir Tahiri, kanë thënë sot se ky i fundit po i fshihet drejtësisë.

“Sot për të tretën herë radhazi deputeti Saimir Tahiri nuk u paraqit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në procesin e hapur nga paditësit Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha për shpifjet e bëra nga Tahiri në adresë të tyre. Me justifikime qesharake Tahiri për të tretën herë radhazi i fshihet përballjes me ligjin duke u përpjekur t’i bishtnojë shpifjeve të veta. E ftojmë deputetin Tahiri të mos fshihet, por të respektojë gjykatat dhe sistemin e drejtësisë të vendit, të ketë kurajë të vijë në sallat e gjyqit, të përballet me ligjin njëlloj si gjithë qytetarët e këtij vendi dhe të provojë akuzat që ka bërë, ka thënë avokati i fëmijëve të Berishës, Sokol Barçi.

Sajmir Tahiri ka akuzuar dy fëmijët e kryeministrit si të përfshirë në afera të ndryshme korruptive dhe për këtë arsye ata e kanë hedhur në gjyq për shpifje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›