E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sebastian Fetel: Respektoj çdo shqiptar që më mbështet!

Sebastian Fetel (Getty Images)

Fetel duke drejtuar makinën Red Bull (Getty Images)

Fetel në Mugello, Itali (Getty Images)

Për herë të parë një kampion bote i Formulës 1, flet ekskluzivisht në një gazetë shqiptare, “Sportin Shqiptar”, rreth sezonit të sapo filluar, gjendjes së Red Bull-it dhe gjithçkaje që pret nga 2012-ta

Sebastian Fetel rikthehet te fitorja në garën e katërt të këtij sezoni, i cili nuk ka filluar ashtu si u mbyll viti i shkuar. Gjithsesi, ky fakt nuk e shqetëson dy herë kampionin e botës, i cili edhe në konferencën për shtyp pas Çmimi të Madh të Bahreinit i kujtoi të gjithëve se ky sezon ka 20 gara në kalendar dhe si rrjedhojë, ende asgjë nuk është.

Pas mëse një viti kërkese, gjermani i skuadrës Red Bull, ka pranuar ti japë përgjigje disa pyetjeve të Sportit Shqiptar. Fetel sigurisht që nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë, megjithatë, në sajë të pyetjeve të kësaj interviste, edhe ai pati mundësinë e njohjes me një vend të vogël si i yni, por me shumë tifozë të Formulës 1. Ja dhe biseda me të:

Pas dy titujve kampion radhazi, sa shanse keni këtë sezon të shpalleni sërish kampion?

Objektivi im është i njëjti, të fitoj titullin kampion, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në sezonet e shkuara. Të gjithë e filluan nga zero këtë vit, ashtu si unë, dhe padyshim, që të gjithë përpiqen të fitojnë. Sigurisht që e pyes ndonjëherë veten, a mundet të përsëriten më ato suksese?

Megjithatë, asgjë nuk ka ndryshuar, vazhdoj të jem i uritur dhe vazhdoj të mos ndihem aspak mirë kur dikush më mund. Megjithatë të gjithë mund të humbasin një ditë, nuk kam asgjë kundër humbjes

Kanë kaluar 4 garat e para, keni arritur një fitore dhe jeni në krye të klasifikimit për pilotë, besoni se u rikthyet sërish pretendent kryesor për titullin?

Të flasësh për titullin kampion në këtë periudhë të kampionatit, kur ka ende edhe shumë gara për të zhvilluar, është shpejt. Ne jemi të fokusuar në punën tonë dhe i marrim gjërat hap pas hapi. Ndërkohë që objektivi im mbetet padyshim titulli kampion.

Si duket makina juaj tashmë me këtë fitore, të cilën, në një farë mënyre, as ju vetë nuk e prisnit. Ndryshimet e reja në rregulloren teknike duket kanë ndikuar ndjeshëm te ju.

Nëse i sheh makinat, të gjitha janë të shëmtuara, përveç McLaren-it. Megjithatë kjo nuk ka lidhje me efikasitetin, apo kompetivitetin e tyre. Ajo që ndikon më shumë te ne është rregullorja. Ndalesa që na u bë, për përdorimin e gazrave të skapamentos te difuzorët në pjesën e poshtme të makinës, na ka ndikuar shumë në ritëm. Kjo është një humbje e madhe për ne, por edhe për skuadra të tjera që e kanë përdorur më parë. Thjesht te dikush ka ndikuar më shumë, ndërsa te një tjetër ka ndikuar më pak.

Me që jemi te paraqitja e makinës, a i keni vënë ndonjë emër, pasi në çdo sezon ju i keni vënë ndonjë emër makinave tuaja?

Abbey

Ky lidhet me emrin e albumit të Beatles Abbey Road, apo me emrin e kthesës së famshme të pistës së Silverstonit?

Nuk ka ndonjë arsye të veçantë, thjesht është një emër që më pëlqen.

Nëse kthehesh prapa në kohë, do të shohësh se pilotët më të mëdhenj dhe të famshëm të Formulës 1 vijnë nga vende që kanë pista për këtë sport. A mendoni se nga një vend i vogël si Shqipëria, pa infrastrukturë, mund të dalë një pilot i këtyre niveleve?

Talentet gjenden kudo, gjëja më e rëndësishëm për një pilot të ri është që të besojë te vetja dhe mbi të gjitha të ndjekë ëndrrën e tij.

Besoj se nuk keni informacion për një vend si Shqipëria, ku ëndrra e çdo të riu për tu bërë një Feteli i ardhshëm, shuhet shpejt, pasi mungojnë edhe pistat për makina Kart.

Unë nuk i harroj asnjëherë vitet e mia të fillimit, që kanë qenë vërtet shumë të vështira. Megjithatë, unë i kisha vënë vetes një qëllim, që e kërkoja me ngulm për ta arritur. Unë jetova me ëndrrën time dhe asnjëherë nuk hoqa dorë, ky është një sugjerim për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Një ndër problemet e vendit tonë, ku shumë të rinj janë të pasionuar pas garave e shpejtësisë duke ndjekur ëndrrën e çmendur për tu bërë pilotë, janë aksidentet. Një këshillë për këta të rinj?

Të ngasin makinat me kujdes, dhe mbi të gjitha, të respektojnë shoferët e tjerë në rrugë.

Shpesh lexojmë, se edhe pilotë të Formulës 1 kanë patur probleme me policinë, disa prej tyre janë gjobitur, apo edhe u është marrë patenta. Ju keni pasur ndonjë incident të tillë?

Nuk e di se çfarë ka ndodhur me kolegët e mi, por unë asnjëherë nuk kam pasur probleme të tilla në trafik, pasi gjithmonë e respektoj kodin rrugor i jap shpejt makinës, vetëm në pistë.

Ju jeni një personazh i famshëm, jo vetëm në gjithë botën, por edhe në Shqipëri. Si ndiheni kur dëgjoni, se edhe nga një vend që nuk e njihni, ju mbështesin shumë të pasionuar të këtij sporti?

Unë vlerëson dhe respektoj çdo fans, nuk ka rëndësi se në cilën pjesë të globit, ai ose ajo ndodhen. Megjithatë, jam shumë i befasuar kur dëgjoj, se njerëz nga vende ku nuk zhvillohet Formula 1, më njohin dhe më mbështesin. Çdo fans është i ndryshëm në mënyrën e tij se si më mbështet, apo bën tifo për mua. Unë e kam shumë për zemër të takoj fansa në të gjitha vendet ku shkoj, pasi shoh se gjërat ndryshojnë, sjellja, veshja kultura e shumë të tjera

Që në moshën 8-vjeçare në timon

Fetel lindi më 1987, në Hepenhaimi të Hesenit. Në automobilizëm e çoi i ati, i cili e dalloi herët talentin e të birit. Që në moshën 3 vjeç, Sebastiani ndërmori përpjekjet e para për të ngarë një go-cart. Prej moshës shtatë vjeç, Fetel mori pjesë rregullisht në garat me go-cart dhe fitoi tituj të ndryshëm për të rinj. Si 12-vjeçar ai u pranua në ekipin e të rinjve, që nxiteshin prej Red Bull-it. Më vonë, ai kaloi Formulën BMW dhe në sezonin 2004 fitoi 18 prej 20 garave.

Në garën e tij të parë të Formulës 1, më 2007-n në Indianapolis, Feteli 19-vjeçar ishte piloti më i ri, që merrte pikë në një garë. Më 2008, në Çmimin e Madh të Italisë në Monza, ai u bë fituesi më i ri i një gare të Formulës 1. Mirëpo defekte teknike në Red Bull-in e tij dhe disa gabime të vetat, e lanë prapa.

Më 14 nëntor 2010, Fetel u bë kampioni më i ri i botës në kategorinë mbretërore, duke qenë 23 vjeç dhe 134 ditë. Vitin e kaluar, ai e mbrojti titullin me sukses, duke shkruar përfundimisht histori në Formula 1. Kontratën me Red Bull-in e pati zgjatur që para sezonit, deri në fund të 2014-s.

Si hobi të tij Fetel jep snowboa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›