Kiço Mustaqi: Më ‘91, Alia urdhëroi të marshonin 18 divizione drejt Tiranës
Vijon intervista interesante e ish-ministrit të Mbrojtjes së viteve kur Shqipëria komuniste po përjetonte rrugën e ndryshimeve të mëdha. Ishin momentet kur shumë zona tepër emergjente për nevojat e popullit dhe të funksionimit të shtetit siç ishte Porti detar i Durrësit ishin të pushtuara nga turma njerëzish, të cilat donin të shkatërronin apo të iknin me familjet për të siguruar mbijetesën. Por që gjithsesi, këto duhej të liroheshin me çdo kusht, ndoshta edhe me pasoja për jetë njerëzish. Çuditërisht, Kiço Mustaqi ngre pretendimin se Ramiz Alia, me tendencë të veçantë, në vendet që kërkohej përdorimi i armëve, pra kur mund të kërkohej gjak, këtë e ka kërkuar nga ushtria dhe jo nga forcat e Ministrisë së Rendit të cilat e kishin për detyrë. Pikërisht si zbatoi një urdhër të tillë, ku mori në dorëzim Portin e Durrësit nga do të vinin emergjencat ushqimore të Komunitetit Europian, Kiço Mustaqi ngriti pretendimin që e kishte ngacmuar prej kohësh, duke i thënë Ramiz Alisë se përse e kërkonte gjakun nga ai? Por Alia reagoi, duke e kërcënuar qoftë në telefon dhe qoftë në zyrën e tij. Por gjithsesi, le të ndalemi në vetë intervistën e zotit Mustaqi.
(Vijon nga numri i djeshëm)
E ndërpremë intervistën e numrit të kaluar në momentin kur Xhelil Gjoni ju la me Gramoz Ruçin për të bërë ndërrimin e Portit, i cili sipas vendimit të Qeverisë do t'i kalonte në ruajtje dhe siguri Ministrisë së Mbrojtjes. Tani juve folët shumë me superlativa për Xhelil Gjonin…
Po, po. Xhelil Gjoni ishte Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë dhe njeriu më kompetent pas Ramiz Alisë, me të cilin unë kam biseduar dhe koordinuar mjaft probleme të jashtëzakonshme që më dilnin në atë kohë në dikasterin e mbrojtjes. Pra, ai për mua në ato situata mbeti i vetmi autoritet ku gjeja mbështetjen dhe komunikoja. Por më mbrapa kuptova se edhe Ramiz Alia e përdorte për çdo problem të rëndësishëm dhe shumë të rëndësishëm të cilit donte t'i jepte drejtim, këto kryesisht në Ministrinë e Mbrojtjes.
Pse në Ministrinë e Mbrojtjes, apo se vetëm ajo ekzistonte me probleme në atë kohë?
Por unë kisha krijuar konflikt të hapur me Ramiz Alinë. Ai sikur më ishte kundërvënë "me bukë në dorë" dhe kisha një parandjenjë se donte të më bënte me çdo kusht fajtor për një apo për një tjetër shqetësim kudo që mund të dilte. Në këto situata, kryesisht kur ishin urdhra të pazbatueshme që do të thotë të jashtëligjshme, unë guxova jo vetëm të mos i zbatoja por edhe t'i kundërshtoja. Pas kësaj situate ai pothuajse i ndërpreu kontaktet me mua, kontakte që vijova t'i mbaja vetëm me Xhelil Gjonin. Pra, pas kësaj pune në këto momente unë si ministër krijova përshtypjet më të mira për Xhelil Gjonin, ku ai ishte jo vetëm një filozof i zoti, por edhe një orator dhe drejtues i mirë në punët e Partisë.
Le të rikthehemi te situata në Portin e madh të Durrësit, ku edhe nga numri i kaluar i kësaj interviste folët disi për problematikën e mprehtë që ekzistonte aty...
Bëre mirë që më dole në këtë pyetje, për faktin se këtu pashë qartësisht se Ramiz Alia kishte një tendencë të dukshme drejt meje.
Më fol më qartë, sepse gjatë ditëve që juve po jepni këtë intervistë kam marrë opinione të ndryshme nga qytetarë të zakonshëm, të cilët thonë se juve flisni për Ramiz Alinë në këtë formë tashmë, pas vdekjes së tij, dhe përse nuk jeni kujtuar gjatë kohës që ai jetonte.
S'është e vërtetë që unë flas sot pas vdekjes së tij, pasi unë këto probleme dhe fakte i kam shprehur shumë qartë edhe gjatë kohës që ai ishte gjallë. Për këtë mund të merrni librin tim me titull "Kiço Mustaqi, ministri i Mbrojtjes Midis Dy Sistemeve". Por, unë kam bërë edhe një libër në vitin 2004, pra kur ai ishte gjallë, të cilin e kam titulluar "Dosja 1990 - 1991, Dëshmia e Kiço Mustaqit". Pra, po ju them se ata libra kanë dalë në qarkullim shumë më herët se Ramiz Alia të ndërronte jetë, por tashmë juve i kërkoni me shumë detaje dhe me shumë hollësi, gjë që unë meqenëse pranoj të jap këtë intervistë dhe në respekt të historisë dhe të së vërtetës reale si ka ndodhur, po ju flas ashtu siç më pyesni.
Thatë se në port kuptuat më shumë se kurrë që Ramiz Alia e kishte me tendencë dhënien e portit; mund të shpreheni më kuptueshëm zoti Mustaqi?
Kur ju fola që shkuam me Xhelil Gjonin, unë si ministër i Mbrojtjes që do ta merrja në dorëzim dhe Gramoz Ruçi si ministër i Mbrojtjes që e kishte në ruajtje dhe do ta dorëzonte pas ikjes së Xhelilit, filluam procedurat. Pashë që porti ishte dyndur nga lloj-lloj grupesh, duke filluar nga hallexhinj deri te kriminelë apo grupe hajdutësh, por që gjithsesi porti ishte i pushtuar plotësisht dhe të gjithë tentonin të merrnin anije për të ikur matanë vendit, ndërsa të tjerë që ishin më shumë se vandalë, ishin për të vjedhur dhe për të shkatërruar. Por më e keqja ishte se atje nuk ishin pak forca të rendit, por plot 200 ushtarë të kufirit dhe 57 policë.
Që do të thoshte për juve?
Që për mua do të thoshte se ishin të mjaftueshme për të ruajtur portin ku pritej ankorimi i anijeve të ndihmave nga çasti në çast. Përse nuk e kishte ruajtur Ministria e Brendshme që e kishte dhe detyrë ta mbronte? Edhe ne nuk do të vinim më shumë forca të ushtrisë. Por më e çuditshmja akoma ishte se forcat e Ministrisë së Brendshme janë të instruktuara dhe të orientuara nga ligji për të përballuar situatat e brendshme të vendit, gjë që u lejon edhe përdorimin e armëve në raste ekstreme. Ndërsa ushtria nuk kishte asnjë të drejtë të shkrepte qoftë edhe një armë në prani të turmave, pra ushtria s'ishte për emergjenca në territore të rëndësisë së veçantë.
Pse thua se ata kishin mundësi ta mbronin portin?
Patjetër që kishin, por sipas kryetarit të degës së brendshme, ata kishin marrë urdhër të mos qëllonin fare, ndërkohë që neve na u kërkua të qëllonim. Kjo ishte e tmerrshme, prandaj mendova të përplasesha ashpër me Ramiz Alinë, sepse nuk mund të na dërgonte derr në thes ashtu siç kishte planifikuar ndoshta.
E rivendosët gjendjen?
Për tre orë. Forcat e ushtrisë morën në dorëzim portin dhe situata u vendos menjëherë. Nuk ishte nevoja as të qëlloje dhe as të sakatoje, por 'të tregoje dhëmbët', se populli priste ndihmat nga Europa dhe nuk mund të rrinte peng i një grupi njerëzish sado i madh të ishte. Uvendos gjendja të cilën ju tashmë mund ta dini, pasi për muaj të tërë në atë port nën mbikëqyrjen e ushtrisë kanë zbarkuar tonelata asortimentesh ushqimore, të cilat niseshin me urgjencë në të gjitha zonat e vendit. Por, që të dal ku e lashë fillin e subjektit që të tregoja, kur ne morëm portin në dorëzim sipas vendimit të qeverisë unë i bëra pyetjen vetes se përse ky Ramiz Alia ma bën mua këtë gjë, duke hequr objektet 'e nxehta', ndërkohë që rendi mund t'i mbajë shumë lehtë sepse e lejon ligji, ndërkohë që mua nuk më lejohet të përdor asnjë lloj zjarri ndaj njerëzve. Pra, ishte me të ngecur kjo punë. Dhe këtë gjë Ramiz Alia nuk po e bënte me mua në një rast, por në shumë e shumë të tjera.
Për shembull?
Ramiz Alia më ka dhënë urdhër për nxjerrjen e tankeve kundër demonstruesve të 2 prillit në Shkodër, gjë që sigurisht, ishte shumë e pamundur nga ana jonë. Por nuk thonim dot 'nuk e zbatojmë urdhrin', sepse ishte i Komandantit të Përgjithshëm, ndaj dhe i nxorëm ato nga reparti por nuk i çuam në destinacion. Pastaj si të mos mjaftonte kjo, më ka dhënë urdhrin tjetër, i cili ishte më shumë se paradoks, për përgatitjen dhe mobilizimin e disa brigadave rezerviste të cilat duhej të marshonin drejt Tiranës për të mbajtur qetësinë dhe rendin publik në kryeqytet.
Të vinin brigada rezervistësh në kryeqytet?
Po, po. Të vinin drejt Tiranës. Madje më dha edhe një urdhër akoma më ekstrem, që ka të bëjë me krijimin e 18 brigadave me ushtarë aktivë, të cilat gjithashtu duhej të marshonin drejt Tiranës.
Po ku është e keqja, se po më çudit. Ai ishte Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe jepte çfarëdo urdhër që të donte dhe juve ishit i detyruar ta zbatonit se ishit ministri i Mbrojtjes në vartësi direkte të tij?
Po nuk kam ndonjë kundërshtim deri këtu sa po më thoni. Por kjo që po ju flas është me të ngecur. E para, se rezervistët nuk e kishte fare të detyruar dhe Komandanti i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të mobilizojë rezervistë për qetësim situate, pasi rezervisti ka detyrën e tij luftarake për atë që ka bërë zborin. Ndërsa edhe për brigadat me ushtarë aktivë, të cilat ai i kërkonte për 24 orë në Tiranë, ishte jo vetëm çudi por edhe çmenduari. Pastaj, më e keqja që unë duhet të të them ishte fakti se ai nuk e dha me shkrim. Dakord për atë që ishte Komandant i Përgjithshëm dhe unë e zbatova në moment, ku për një kohë rekord morëm masa që nga komandantët dhe deri te ushtari i fundit, ku listuam 18 brigadat. Por që të funksiononte ky urdhër duhej të vinte me shkrim, gjë që Ramiz Alia s'e bënte.
Kishte raste të tjera kur juve nuk ia zbatonit urdhrin?
Kishte sa të duash. Ore, unë gjeta belanë, aq sa mendova që më kishte marrë ministër se më kujtoi beniamin dhe të më përdorte si të donte.
Ku ishte e keqja?
Se po të zbatoja ato që më ka thënë ai unë sot nuk do të bëja muhabet me ty, por do të isha varur, se ai të linte në baltë dhe t'i mohonte kur të donte.
Çfarë urdhri tjetër nuk i keni zbatuar?
Ka raste plot… (mendohet). Për shembull, më ka dhënë një herë një urdhër që Spitalin Ushtarak të divizionit të Shkodrës ta kalonim për të fjetur policia e qytetit. Pra, të bëhej dhoma beqarësh për policinë. Po ashtu ka bërë edhe për repartin e zbulimit në Sauk, për të cilin urdhëroi t'i jepej policisë.
Dhe ju nuk ia dhatë?
Por Ramiz Alia nuk e dinte dhe s'e kishte idenë se çfarë ishte reparti i zbulimit në Sauk. Ajo kishte aparaturat më speciale të kohës për deshifrimin e redio-transmetimeve me qëllim zbulimi, të cilat ishin blerë me flori dhe me gjak dhe jo të bëheshin kazerma policia. Pra, e keqja e tij ishte se nuk merrte mendimin tonë që t'i tregonim rëndësinë e tyre, por vendoste krejt vulgarisht.
Dhe ju e keni kundërshtuar?
Për këto dhe shumë të tjera meqenëse nuk më merrte mendim për urdhrat që nxirrte e kam kundërshtuar hapur në telefon.
E çfarë të ka bërë?
Më ka kërcënuar në telefon, madje ashpër. Prandaj të thashë që e vlerësoj Xhelil Gjonin, sepse i kishte të gjitha mundësitë të bëhej vulgar, por jo, ka mbajtur një pozicion shumë dinjitoz karshi nesh, vartësit e tyre të asaj kohe. Ai nuk ka ndërhyrë asnjëherë për probleme të kësaj natyre, të cilat përbënin paradokse në veprimet e dikasterit që drejtoja.
Por Xhelil Gjonin në shumë raste e kritikojnë, siç ju thashë edhe nga numri i kaluar, për arrogancë; juve e përjashtoni fare një fakt të tillë?
Unë jam kundër atyre kritikave injorante dhe mediokre që arrijnë të kritikojnë Xhelilin, sepse ato vijnë vetëm për faktin se ai ka qenë shumë i aftë, kompetent dhe shumë autoritar. Pra, ka qenë burrë shteti.
Le të kthehemi te momenti kur morët në dorëzim portin, ku e lamë në mes subjektin e tij. Çfarë bëtë si e morët, se thatë që veprove ndaj Ramizit, apo jo?
Kur mora portin dhe mësova se kishte dhënë urdhër te Rendi të mos derdhte gjak, ndërsa mua që e kisha të paligjshme, të qëlloja, mendova se "çfarë bën ky njeri me mua? Nga kush e kërkon gjakun ky, nga unë?". Forcat e mia s'e kanë detyrim ligjor fare, prandaj ky s'duhet të na çojë në këtë paradoks historik. Pra, me këtë mendim u ktheva në Tiranë. Sigurisht, kisha dhe akumulimin e shumë problemeve të cilat jua diskutova më lart. Pas kësaj, si shkova në ministri, i raportova në mënyrë shumë urgjente me letër me shkrim ku i shkrova shumë hollësisht, madje edhe në mënyrë proteste, duke shënuar ligjin në çdo veprim.
E çfarë i shkruajtët?
I thoja se është krijuar bindja absolute te kuadrot e lartë të ushtrisë, sidomos te ata të Portit të Durrësit, se, ku kërkohet përdorimi i armëve, pra ku kërkohet gjak, ajo detyrë i ngarkohet ushtrisë. Ndërsa policia që e ka detyrë edhe ligjore të qëllojë në raste ekstreme, merr urdhër të kundërt, madje në këto raste ndërrohet me ushtrinë. Pra, objekti i policisë i kalon ushtrisë.
E çfarë bëri?
Këtu përgatiti një plan, që të më shkarkonte dhe të më përdhoste më shumë, se unë ashtu e mora. Madje donte të imitonte Enverin, por s'i shkonte fare.
Konkretisht, ai më thërriti urgjent mua me zëvendësministrat. Me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij dhe drejtorin e Drejtorisë Politike. Më mori në telefon vetë, duke treguar urdhër të prerë dhe autoritar duke thënë: Për një orë të jeni te unë. Kur shkuam në Komitetin Qendror dhe u futëm në paradhomë, një i Sigurimit filloi të na kontrollonte për armë dhe për sende të tjera.
Po a ishit anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Mbrojtjes?
Patjetër, por ai nxirrte dhëmbët, duke treguar se ishte ai dhe askush tjetër, madje vartësit e mi po çuditeshin para këtij fakti, pasi unë s'isha kontrolluar kur kisha shkuar te Enver Hoxha dhe jo më te Ramiz Alia. Kur më thanë se "çfarë bëhet kështu shoku ministër", unë ua ktheva:
- "Mos u mërzisni, se mua gjithnjë kështu më kontrollojnë kur hyj te shoku Ramiz. Vetëm te shoku Enver nuk më kanë kontrolluar. Megjithatë, ta lëmë këtë moment shumë të shëmtuar dhe banal që ai bëri me mua në sy të vartësve, por të dalim te momenti që hymë në zyrë, kur siç të thashë mori pamjen e Enverit dhe donte ta imitonte, por që s'i shkonte fare.
Pse, çfarë bëri?
I ra tavolinës me grusht duke bërtitur me sa ton që kishte: Përse shoku ministër i Mbrojtjes nuk ke zbatuar urdhrin e Komandantit të Përgjithshëm për të sjellë 18 divizione në Tiranë? …etj.
Unë, si e lashë të shprehej mirë e mirë me këtë akuzë dhe kërcënim kaq të rëndë,- e shoqëruar me ton aq të lartë dhe me goditje zemërate mbi tavolinë,- mora fjalën jo më pak i revoltuar dhe me shumë guxim, duke i thënë se e kisha zbatuar dhe ishin marrë të gjitha masat dhe 18 divizionet ishin gati, por ai si Komandant i Përgjithshëm duhej të legalizonte urdhrin me shkrim, të cilën ia kishim dërguar për të firmosur, pasi përbënte shkelje kushtetuese urdhri i ministrit të Mbrojtjes. Pra, ishte marrë masa që të shënohej sipas detyrës që nga komandanti deri te ushtari i fundit, por ai duhej të firmoste.
Pas kësaj, edhe vartësit e mi mbajtën të njëjtin pozicion me mua, duke iu kundërvënë juridikisht. Duke marrë fjalën njëri pas tjetrit ata më mbrojtën fuqishëm mua, se kisha vepruar shumë drejt dhe me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm për zbatimin e kësaj detyre. Pra, ata patën kurajë që ta kundërshtonin Ramiz Alinë.
Reagoi?
Menjëherë u tërhoq. (Qesh) Ndryshoi qëndrim si të ishte me sustë. Si duket u tremb. I kishte hyrë frika nga ushtria që në momentin që u përball me oficerët në sallën e Ministrisë së Mbrojtjes. Filloi të falënderonte veprimet e ministrisë deri në atë kohë, por tha: "sigurisht, duhej të bashkëvepronit më shumë me Ministrinë e Brendshme.
Çfarë nxirrnit nga kjo juve?
Se më thërriti për të më shkarkuar. Atë që nuk e bëri dot para kuadrove të ushtrisë pak kohë më parë, po e bënte tashmë edhe para drejtuesve kryesorë të ministrisë, se përse i thërriti të gjithë ata duke më diskredituar edhe mua para tyre, ku më kontrollonin në paradhomë se mos kisha armë, kur hyja te Ramiz Alia?. Pra, ashtu edhe në atë rast nuk i eci me mua, por që gjithsesi, portet dhe shumë objekte të tjera të rëndësisë tepër të veçantë ngelën në ruajtje të ushtrisë.
(Vijon nesër)
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)