Arrestimet pritettë nisin javën e ardhshme
PRISHTINE- Hetimet e EULEX-it kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pritet të sjellin shumë shpejt rezultatet e para. Burime diplomatike kanë bërë të ditur për të përditshmen “Koha Ditore” se hetimet e EULEX-it kanë ardhur deri në fazën, që gjatë ditëve të ardhshme priten të bëhen arrestimet e para.
Burimet nuk kanë mohuar mundësinë që të arrestuarit të jenë nga “Rasti Limaj”, mirëpo sipas tyre, përveç në rastin e MTTP-së hetuesit e EULEX-it janë duke punuar intensivisht edhe në dy nga gjashtë rastet e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar.
Sipas burimeve, edhe dy rastet e tjera kanë të bëjnë me ministra në kabinetin e kryeministrit Hashim Thaçi. Përveç Limajt, sipas Kohës Ditore, edhe një ministër tjetër i dyshuar është nga radhët e PDK-së, ndërkaq i treti ministër, për të cilit hetuesit janë duke punuar intensivisht, vjen nga LDK-ja.
(e.n/kohaditore/BalkanWeb)