Dhunohet monumenti i Jorgucatit
Për të dytën herë brenda një jave persona të panjohur kanë dhunuar varrin monumental të Jorgucatit, një monument kulture i periudhës antike, që u zbulua 8 vjet më parë gjatë punimeve për ndërtimin e autostradës Gjirokastër- Kakavijë. Sipas drejtorit të Kulturës Kombëtare të Gjirokastrës, Spartak Drasa, rastet janë denoncuar në polici por deri tani nuk ka asnjë reagim nga strukturat e specializuara dhe për sa kohë nuk ka një përgjigje nga ekspertët e policisë për autorët e këtij krimi, është mjaft e vështirë të flitet për qëllimin e kësaj barbarie.
“Ne jemi duke marrë masat për restaurimin e pjesës së dëmtuar të këtij objekti ku persona që kanë ardhur për të kërkuar objekte qe mendonin se mund t’I gjenin këtu, kanë thyer pllakën kryesore të varrit” tha Drasa.
Nga kqyrja që i kanë bërë monumentit, ekspertët kanë konstatuar në mënyrë fare të qartë se bëhet fjalë për një ndërhyrje të dhunshme dhe të qëllimshme me mjete të forta për të shkatërruar disa pjesë të dyshemesë dhe pragut të këtij varri. Eksperte te policise kriminale kane nisur hetimin rreth ketij dhunimi.Ky tip varri haste edhe në Jug të Vjosës,në një varr të zbuluar në kalanë e Borshit.Varianti i varrit të Jorgucatit është diçka më i vonë nga tipet e tjerë dhe dataohet në shek. III-II para Krishtit.
Floreta Ligu
< I mëparshmi