E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e mjedisit, veprimtari sensibilizuese ne Tiranë

Asnje vend e aq me pak Shqiperia nuk kane bere mjaftueshem ne sensibilizimin per mbrojtjen e mjedisit. Pikerisht kete synon nje iniciative e disa organizatave shqiptare si Instituti i Kerkimeve Urbane ne bashkepunim me ministrine e Mjedisit te cilet kishin organizuar nje koncert ne ambjentet e amfiteatrit ne liqenin artificial ne Tirane.

“Ka shumë vend për të sensibilizuar, ka shumë vend për të edukuar. Të gjithë ne, shoqërinë civile, vendimmarrësit, media vetë për cështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit” tha Edlir Vokopola.

Ky aktivitet zhvillohet njekohesisht ne 5 vende te tjera te Ballkanit perendimor qe tashme jane para sfidave te reja jo vetme ne veprimet konkrete per mbrojtjen e mjedisit, por sidomos ne sensibilizimin e popullsive qe te ndihmojne ne krijimin e nje mentaliteti te ri ne parandalimin e te gjitha problemeve qe kane lidhje me ajrin, ujin dhe gjithcka qe perben nje mjedis te paster.

Mira Tuci

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 05 qershor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›