Tiranë, mashtruanshitësin, grabitënargjendarinë
TIRANE- Vjedhje në një argjendari në kryeqytet me anë të mashtrimit. Dy persona që janë hequr si klientë për të blerë bizhuteri, i kanë grabitur ato në momentin që shitësi u dha mundësinë për t’i parë nga afër. Punonjësi ka njoftuar menjëherë policinë private e cila ka bërë të mundur kapjen e autorëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në një argjendari në rrugën Bogdani në Tiranë ndërsa nuk dihet nëse autorët ishin të armatosur apo jo.
Policia ka nisur tashmë hetimet për të mësuar nëse personat janë të implikuar në grabitje të tjera.
(foto nga vendngjarja)
(e.n/BalkanWeb)