Dita Botërore e Mjedisitaktivitete në Berat
BERAT- Me rastin e Ditës Botërore të mjedisit janë organizuar një sërë aktivitetesh dhe në qytetin e Beratit. Dhjetëra banorë i janë bashkuar nismës për një qytet të pastër. Aktivitetet kanë nisur pranë kalasë së Beratit duke pastruar të gjithë zonën nga mbeturinat. Më pas nxënës dhe qytetarë të moshave të ndryshme kanë marrë pjesë në maratonën e organizuar në rrugët e qytetit, ndërsa për fituesit ka patur dhe dhurata.
Ndërkaq në ambjentet e shkollës 9-vjecare “22 Tetori” u përurua vendosja e impiantit “Mulli ere” i cili shfrytëzon energjinë e erës për ta shndërruar në energji alternative.
Ishte përurimi i vendosjes së 50 pemëve dekorative përgjatë shëtitores buzë lumit Osum, për të shtuar sipërfaqet e gjelbërta në qendër të qytetit ka përmbyllur dhe aktivitetet, qëllimi i së cilës ishte sensibilizimi për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, duke menduar për të jo vetëm në një ditë.
(e.n/News24/BalkanWeb)