Kiço Mustaqi: U përplasa me Safet Zhulalin se më kërkonte planet e Enverit
Një histori tepër e çuditshme dhe interesante vjen në këtë dëshmi të radhës nga ish ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë së kohës së ndërrimit të sistemeve politike. Një histori sa qesharake aq edhe serioze që rrallë ndodh që të bashkohen dy kahe të tilla subjektesh. Gjithçka nis me marrjen e pushtetit nga Partia Demokratike dhe momentet kur në krye të mbrojtjes vjen Safet Zhulali. Në atë periudhë ishte hedhur prej kohësh ideja se Kiço Mustaqi, kur kishte qenë ministër, kishte përpiluar një plan tepër misterioz për organizmin e grushtit të shtetit që Shqipëria të mos shkonte në dorë të demokratëve, por të juntës ushtarake. Pikërisht për këtë, pasardhësi i tij Safet Zhulali duke ardhur nga jeta civile në postin e lartë ushtarak dyshoi se ai plan ndodhej në një kasafortë të vogël të dyllosur me kujdes dhe të vulosur nga Kiço Mustaqi. Madje, edhe çelësat e saj ndodheshin sërish në një kasafortë tjetër që ishte po në zyrën e ministrit. Por Safet Zhulali as që e mendonte se ai plan nuk ishte tjetër veçse një plan sulmi për çlirimin e Kosovës që ishte bërë me ide të Enver Hoxhës dhe i firmosur jo vetëm nga Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, por edhe nga Enver Hoxha. Madje, Kiço Mustaqi vërtet kishte vënë në të një vulë dhe procesverbal, por kjo kishte ndodhur jo kur ai ishte ministër por plot 12 vjet më parë pas vdekjes së Mehmet shehut dhe ardhjes në krye të mbrojtjes të Kadri Hazbiut, ndërsa vetë Mustai në atë kohë ishte drejtor i drejtorisë operative të ministrisë. Për më tepër të ndjekim intervistën e mëposhtme të tij.
(Vijon nga numri i kaluar)
Zoti Mustaqi. Do të doja në këtë numër të intervistës suaj të flisni për dorëzimin e detyrës suaj. Pra cilat janë momentet e largimit tuaj nga ushtria kur mesa jam në dijeni ju keni pasur edhe një përplasje në atë kohë?
Me marrjen e detyrës së ministrit të Mbrojtjes nga Safet Zhulali, pritej shumë të zbulohej ndonjë çudi nga ato që u kishte shkuar në mëndje vetëm krerëve të Partisë Demokratike.
Çfarë për shembull?
Ata kishin një bindje që unë kam pasur një plan të mirëorganizuar dikur për të bërë grusht shteti dhe sipas tyre të frenohej çdo iniciativë demokratike në Shqipëri, pasi atë do të kishte në dorë junta ushtarake e drejtuar nga unë. Por kur Zhulali i Partisë Demokratike iu "fut" punës për të zbuluar thesaret e mëdha, solli vetëm situata banale dhe qesharake në zyrën e tij. Të kuptohemi ai nuk fliste dhe vepronte në kokë të tij.
Më sqaroni ju lutem se çfarë ishte ky plan që dyshonin dhe kur e kishin bërë këtë akuzë?
Kjo akuzë ishte bërë nga Sali Berisha pak para rrëzimit të monumentit të Enverit, pikërisht në 7 shkurt të vitit 1991. Atëherë ai dha një intervistë te "Zëri i Amerikës" ku ndër të tjera pak a shumë deklaroi se është krijuar bindja se Kiço Mustaqi po përgatit një grusht shteti.
Ku e kishte qëllimin Sali Berisha në atë kohë që po bënte një deklaratë të tillë?
Ai me të tijën, në emër të Partisë Demokratike u bënte thirrje forcave të armatosura të Shqipërisë që të mos zbatonin urdhrat e Kiço Mustaqit që do të jepeshin për tu ngritur ndaj vëllezërve të tyre. Partia Demokratike - tha ai - ka besim të plotë se ju kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të tradhtoni interesat e kombit dhe të ngriheni kundër fëmijëve tuaj.
Në të vërtetë ju nuk keni pasur asnjë plan megjithëse ushtria që keni drejtuar ka qenë shumë e madhe në numër dhe e armatosur deri në dhëmbë, madje për më tepër duhet të pranojmë se në atë kohë ka qenë shumë e kuqe apo e kam gabim?
Ore, nga sa e shtroni juve ashtu ka qenë, por nuk kam pasur as unë dhe as kush asnjë lloj plani dhe asnjë synim se siç jeni tashmë në dijeni të qëndrimit që ka mbajtur ushtria që megjithëse ka qenë siç thoni juve, vlen të admirohet. Pra dua të të them se nuk kemi asnjë shenjë dhe asnjë tentativë të një mase reprezalje të ushtrisë kur atë e ka kërkuar me forcë edhe vetë Ramiz Alia për të cilin ju fola edhe nga numri i kaluar që më urdhëronte të sillja mbi 16 brigada në Tiranë, madje ka më shumë, por unë të fola shkurt se më thoshte që të përqendrohej ushtria dhe kryesisht repartet tankiste dhe të ecnin drejt qendrës në rast se kishte revolta dhe ne nuk e kemi zbatuar se kishin shkelje kushtetute pavarësisht se ato jepeshin nga komandanti i përgjithshëm. Por ato filozofira boshe i shkonte ndër mënd, ku di unë pse, vetëm Sali Berisha. Ashtu siç ndodhi që kur morën pushtetin që kërkonin në zyrën e Safet Zhulalit, të cilën e kisha pasur unë dy vjet para se të vinte ai. Por ndërsa kërkonin planet sekrete, u bënë për humor.
Zhulali?
Jo ore çfarë Zhulali. Të thashë Zhulali zbatonte ato që i thonin dhe që kishin në kokë shefat e tij, të cilët folëm që në shkurtin e '91-it për fantazira të tilla.
Pse nuk e përgënjeshtruat Berishën në atë kohë po qe se ishin fantazira?
E kam përgënjeshtruar si jo, kam përgënjeshtruar. Kam deklaruar në atë kohë që nuk më habit fakti që "Zëri i Amerikës" flet për grusht shteti, se amerikanët kanë qenë organizatorë të grushteve të shtetit në shumë vende të botës, ndërsa tani akuzojnë për të njëjtën gjë dikë që as e ka ndërmend…etj. Por më vjen keq se trumbetues i një shpifje të tillë u bë një shqiptar, një udhëheqës kryesor i Partisë Demokratike.
I kujt ishte në të vërtetë ky paralajmërim apo frikë si ta thuash për grusht shteti?
Ai nuk ka qenë i Berishës, por sa u tha, mua indirekt më ka shkuar mendja te Ramiz Alia.
Pse menduat kështu?
Sepse Berisha nuk kishte pushtet që t'ia merrja unë me ushtrinë, kështu që s'kishte sens që ai të fliste për grusht shteti. Ai që kishte pushtetin ishte Ramiz Alia.
Dhe çfarë ndodhi pastaj kur Zhulali i Partisë Demokratike hyri në zyrën tuaj si ministër?
(ul kokën,… Qesh dhe pastaj e çon sërish ku fillon të flasë mendueshëm, por edhe duke buzëqeshur në formë ironike).
Këtu ka gallatë, se u bë zyra e ministrit si lojë kalamajsh. Nuk mund ta marrësh me mend se si prisnin që të gjenin ato plane që sipas tyre ishin shumë madhore sa që i kërkonin si të ishin thesare. Madje thanë se kushedi se çfarë mund të gjejnë.
Dua të jem i saktë zoti Mustaqi se po çoroditem goxha nga sa po më deklaroni. Nuk kishte mundësi që edhe po ta kishit atë plan kur ikët si ministër mund ta asgjësonit? Pra si mund të shpresonin ata se po ta kishit një plan të tillë sekret dhe të dënueshëm mund të arrinin ta gjenin?
Absolutisht nuk mund të asgjësoje gjë se nëse do të ishte një plan i tillë, ai do të ishte i sekretuar në sekretarinë sekrete dhe i dyllosur në kasafortën më sekrete që mbahet në zyrën e ministrit. Në rast se të mungon një dokument sekret, qoftë edhe i një natyre të jashtëligjshme dhe që është i sekretuar pastaj të prêt burgu i padiskutueshëm për humbje të dokumenteve shtetërore. Këtu është edhe historia e tij. Se në zyrën e Zhulalit ishte një kasafortë që çelësat e saj mbaheshin të dyllosur po në një raft tjetër të veçantë të zyrës së tij, e cila ashtu si kasaforta dhe kutia e çelësave kishte vulën mbi dyll që identifikonte emrin tim. Pra "K.M" që do të thoshte se e kisha vulosur unë. Pra vetëm unë mund ta hapja dhe të tregoja dhe të dorëzoja se çfarë kishte brenda. Pikërisht këtu lindi historia. Se ata lexonin mbi dyllin e vendosur mbi kasafortë emrin "K.M" ashtu dhe mbi kuti të çelësave tepër sekret. Ata tashmë mendonin se aty do të ishte "thesari" i shumëkërkuar.
Mirëpo Zhulali nuk kishte dhe një ide se si funksiononte ministria e Mbrojtjes dhe vetë ministri, pasi ai vinte nga jeta civile dhe nga detyra të ulëta. Pse e thoni këtë, mos ju doli ndonjë problem personal?
Nuk është fjala se ishte problem personal, por është fjala se ai kërkonte pse s'është dorëzuar detyra.
Si jua tha këtë?
Mbaj mend që unë sa kam qenë liruar nga ushtria dhe po rrija në shtëpi pa asnjë të ardhur. Madje edhe shumë i tensionuar dhe i fyer, pasi kisha punuar me devotshmëri të jashtëzakonshme për popullin dhe atdheun tim, ndërkohë që ndihesha shumë krenar që kisha shmangur një gjakderdhje që ushtrisë i kishte ardhur te pragu me provokimet që i ishin bërë dhe si shpërblim kisha marrë braktisjen dhe përçmimin. Duhet të ketë qenë aty nga viti 1993. Më thërriti në zyrën e tij ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali.
Shkuat?
Patjetër që do të shkoja. Ka të bëjë me kulturën time personale dhe zyrtare kur të thërret një ministër. Por kur shkova dhe u takova, ai më priti me këmbët e para madje duke më folur me goxha prepotencë. Unë nuk e dija fare se qëllimi ishte te plani sekret që funksiononte në kokën e tyre. Ai më tha se përse nuk e kisha dorëzuar detyrën sipas ligjit.
Çfarë i thatë?
Unë nuk kam marrë ndonjë detyrë me shkrim dhe proces verbal që ta dorëzoj të tillë.
Pse ku e kishte fjalën?
Ai të gjithë e kishte te kasaforta që kishte në zyrë të vulosur me vulën time dhe që siç të shpjegova dyshonin se ishte plani sekret që donin të zbulonin. Atje, kur më foli për dorëzimin e detyrës, ishte prezent edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Ilia Vasho. Ndërsa tregova se detyra e ministrit nuk dorëzohet me firmë, i shpjegova Zhulalit se drejtimi i ushtrisë bëhet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Edhe dosja e ministrit gjendet aty dhe kudo që të ndodhesh në rast emergjence shtetërore atë dosje ta sjellin ata kudo që të ndodhesh. Pra i kujtova se nuk ka ndonjë pengesë se nuk është dorëzuar detyra me procesverbal.
Po shefi i Shtabit të Përgjithshëm çfarë tha?
Ai pohoi me kokë ato që thashë unë.
Po a doli në temë Zhulali se ku e kishte fjalën?
Po për planet sekrete dhe tepër sekrete tha si është vepruar? A keni një detyrim ligjor ti përcillni ato? Unë me një qetësi të veçantë ju përgjigja se është e vërtetë se ka plane sekrete dhe tepër sekrete. Në ato plane ushtarake plotësohen dhe evoluojnë me ndryshimet e vazhdueshme që ndodhin në ushtri. Ndërsa fillova ti shpjegoja me hollësi në prani të shefit të Shtabit mbi çfarë kishte nevojë të dinte nga eksperienca ime e madhe në ushtri, por kryesisht me detyrën e vështirë të ministrit të Mbrojtjes që kishte marrë përsipër ta kryente, më ndaloi për të thërritur sekretaren. Nuk vonoi dhe sekretaria erdhi me bllok në dorë dhe u ul në një kënd për të marrë shënimet që do të thoja unë.
Pse e bëri këtë?
Ose të më vinte në provë, ose të më bënte presion psikologjik. Por kjo nuk ishte aspak profesionale dhe zyrtare prandaj iu ktheva ministrit duke i thënë:
Zoti Ministër, unë ju fola juve për të dhënë një informacion të domosdoshëm që e kam jo vetëm detyrë, por edhe në kulturën time profesionale, sepse ju duhet juve në punën tuaj si ministër. Por shënimet në këtë rast kur flitet për sekrete me karakter të veçantë shtetëror nuk i mban një sekretare e zakonshme, por sekretari i sekretarisë sekrete. Dhe deri tani ju fola, sepse shefi i Shtabit të Përgjithshëm është personi që i di dhe duhet ti dijë sekretet e kësaj kategorie, pavarësisht se flitet për pozicionin e ministrit. Pas kësaj ai u bind për këshillimin e bërë dhe e largoi sekretaren. Pas kësaj, doli aty ku e kishte synimin për atë kasafortën e vulosur që priste ai dhe gjithë krerët e Partisë Demokratike që të dilte plani im misterioz që bënte fjalë për grushtin e shtetit, që do të bëja ndaj Ramiz Alisë dhe të mos kalonte pushteti në duar të demokratëve, por të kalonte në atë të juntës ushtarake të drejtuar nga unë. Unë isha shumë i bindur se ato që thoshte nuk ishin mendimet e Zhulalit, por të të tjerëve lart….
Çfarë të tha?
Më pyeti: Çfarë ka në kasafortën e vogël që është e dyllosur dhe vulosur nga ti?
Nuk më kujtohet mirë i thashë, por mesa mbaj mend duhet të ketë një plan. Atë mund ta hapni dhe ta shihni. Pas kësaj u ndamë duke më lënë të lirë, madje pa pirë as kafe. Mirëpo dyshimet, se çfarë kishin brenda, ishin tepër të mëdha.
Në të vërtetë çfarë kishte brenda?
Ajo kasafortë e vogël mbante vërtet një plan nga më sekretët dhe më të çuditshmit. Sepse ai kishte të bënte me një plan sekret që kishte përpiluar Shqipëria në kohën e Mehmet Shehut dhe që kishte të bënte operacionin e hollësishëm në një rast që ne mund të sulmonim për të marrë Kosovën. Pra ai plan ishte plani i çlirimit të Kosovës që ushtria jonë e kishte përpiluar me profesionalizmin më të madh. Dhe mbahej i kyçur deri në një ditë që mund të dilte nevoja për zbatim.
Dhe mbahej në atë kasafortë?
Po. Ai plan kishte pasqyruar situatën me shkrim në një rast të një lufte eventuale që mund të bënim për të rimarrë trojet tona, ndërkohë që kishte një situacion të plotë ku ishin llogaritur të gjitha detajet e asaj lufte të pritshme në qoftë se do të bëhej dhe gjithashtu kishte edhe hartën topografike të zhvillimit të luftimit ku ishin pasqyruar të gjitha elementët e asaj lufte. Mbi të shënohej "Plani Sekret Kosova".
Më e veçanta ishte se ai plan ishte bërë kur ishte ministër Mehmet Shehu dhe kasaforta ishte vulosur nga unë, jo kur isha ministër, por dhjetë vjet më parë kur kisha qenë drejtor operativ i ushtrisë, sepse kishte një histori shumë të bukur në lidhje me vulosjen dhe dyllosjen.
Pse, kur e kishe vulosur?
Kur ishte ministër Kadri Hazbiu. Atëherë unë isha drejtor operativ dhe bëmë rishikimin e hartës. Mehmet Shehu kishte vdekur kur ne kishim hapur kasafortën.
Pra po thoni se ajo kasafortë është hapur që në kohën që ishte ministër Kadri Hazbiu dhe nuk ishte prekur më?
Po.
Po pse kishte vulën tuaj?
Se e kam vulosur unë. Këtu është edhe ai kurioziteti që po ju tregoj. Konkretisht atë plan e kishte përpiluar apo firmosur nga grupi i punës i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, Mehmet Shehu, Veli Llakaj si shef i Shtabit të Përgjithshëm, Maliq Sadushi si zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe Nazar Berberio si zëvendës ministër.
E kishte firmosur Enver Hoxha?
Patjetër. Ndryshe nuk quhej plan sekret. Ai kishte firmën e miratimit nga vetë Enver Hoxha si komandant i përgjithshëm i ushtrisë.
Po si ndodhi që e kishit vulosur juve?
Pas vdekjes së Mehmet Shehut dhe shpalljes së tij armik, u dyshua se mos ajo kasafortë mund të kishte edhe eksploziv. Për këtë e kemi marrë kasafortën e kemi çuar në Linzë dhe kur kemi bërë rrotullimin e çelësit e kemi lidhur derën e saj me një tel mëse 100 metra të gjatë dhe duke u vendosur pas një pengese të pranueshme kemi tërhequr derën me anë të telit që po të ishte me efekt shpërthimi të mund të ndodhte. Pasi e hapëm dhe nuk ndodhi gjë verifikuam edhe një herë dokumentet dhe e mbyllëm prapë, duke i vënë edhe një procesverbal brenda të firmosur nga unë se isha drejtor Operativ dhe kisha detyrë gatishmërinë dhe sigurinë. Po kështu e çuam atë në zyrën e ministrit Kadri Hazbiu dhe unë si drejtor siç të thashë e vulosa dhe e bëra me dyll. Pra mbi të ishte vula time personale ku shkruante "K.M", ndërsa ajo ishte mbyllur në kohë të Hazbiut.
Rreth kujt viti?
Në vitin 1981. Ndërsa tani që ishte Zhulali ishte viti 1993. Pra mëse dhjetë vjet që rrinte mbyllur. Por ata kujtonin se meqenëse ishte vula ime pale çafrë mund të ketë Kiço Mustqai nga ato planet ogurzeza në dëm të demokracisë dhe në favor të grushtit të shtetit.
I bie që Zhulali kërkonte hartën dhe planin e firmosur nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.
Po atë kërkonte.
Dhe si e zgjidhët?
Në herën e parë siç të thashë që nuk pimë as kafe, më la të lirë dhe ika në shtëpi.
Po pse të la të ikje kur kishte dyshim për planin që do të kishte në kasafortë?
Nga sa kuptova më mbrapa ai do donte dëshmitar të rangut të lartë dhe ai aty për aty kishte menduar që të mos e hapte kasafortën vetëm në prani të shefit të Shtabit. Kështu nuk kaluan as dy javë nga ai takim dhe më dërgojnë sërish korierin në shtëpi dhe më thonë se më kërkonte ministri me urgjencë. Nuk e bëra të gjatë dhe në kohën më të shkurtër të mundshme pothuajse një 30 minutësh më mbrapa u ndodha në zyrën e tij. Pashë që brenda ishin ish-ministrat para dhe pas meje si dhe shefat e shtabeve. Kështu, ishte Alfred Moisiu, Halim Abazi Ilia Vasho, etj, që për momentin nuk më kujtohen.
Çfarë të tha?
Sa hyra brenda nuk më dha as dorën dhe as si je, por menjëherë më urdhëroi: Kiço, merr çelësat e kasafortës së vogël në kasafortë.
Pse edhe kasaforta që mbante çelësat në zyrën e ministrit ndodhej?
Po aty. Por unë kisha qenë ministër dy vjet më parë, por megjithatë shkova menjëherë dhe pa u ngatërruar fare mora çelësat. Pas kësaj dëgjoj sërish tonin e vrazhdë dhe të prerë të Zhulalit që më urdhëron në mënyrën më të egër duke më thënë:
- Hap kasafortën e vogël. Shpejt.
Shkova te kasaforta, hoqa spangot nga dylli dhe prisha vulën, ndërkohë që rrotullova çelësat dhe tërhoqa derën. Mora procesverbalin që kisha përpiluar kur kisha mbyllur derën e saj 12 vjet më parë, të cilën e kisha lënë mbi dokumente.
Zhulali më foli sërish me të njëjtin ton dhe të njëjtën egërsi:
Lexoje, çfarë thotë.
E lexova me ngadalë dhe saktë që të merrnin vesh që ishte procesverbal që kishte të bënte me momentin e mbylljes së kasafortës. Mirëpo në këto çaste u çuan të gjithë dhe më rrinin mbi kokë sikur po zbulonim thesarin e Kontit të Monte Kristos. Hej bela e madhe. Vetëm ti shikoje si u përulën mbi kokën time. Ishin shumë kuriozë se çfarë do të dilte nga kasaforta. E veçanta ishte se të gjithë ata e kishin marrë dhe dorëzuar detyrën e ministrit pa procesverbal dhe ajo kasafortë kishte qenë aty. Ashtu e kishin gjetur dhe ashtu e kishin dorëzuar.
Pas leximit të procesverbalit mora detyrën të hapja dokumentet.
I hapët?
Në atë moment i thashë Zhulalit se detyra ime ishte deri atje, sepse më tutje nuk mundesha. Pavarësisht se çfarë kishin qenë ata që ishin në zyrë nuk kishin akses të mësonin tashmë për dokumente tepër sekrete, madje të rëndësisë tepër të veçantë.
I thashë se me ato dokumente kishte të drejtë të njihej vetëm ai si ministër dhe askush tjetër.
Dhe si e mbyllët?
I thashë se meqenëse shefi i Shtabit është ushtarak të përpilojë një procesverbal ku unë të jem dorëzues dhe ju të jeni marrësi dhe ta mbyllim këtë histori se u bë shumë qesharake.
Çfarë bëri?
Pas kësaj u bind. Kjo më shumë edhe për faktin se e kuptoi se flitej për plane që ishin firmosur nga Enver Hoxha dhe ishin pa vlerë për atë që ai interesohej. Pak më mbrapa dolëm në dhomën tjetër, por këtë radhë për të pirë kafe.
E firmosët procesverbalin?
E firmosëm duke u ndjerë ndërkohë të bindur se nuk bëhej fjalë për grusht shteti.
(Vijon nesër)
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)