Rrahja barbare e gjyqtarit në Lac, FSHF: Distancohemi nga dhuna
TIRANË- Një ditë pas dhunës së ndodhur në stadiumin e Lacit, ku drejtues dhe tifozë të klubit të Laçit dhunuan barbarisht gjyqtarin ndërkombëtar Lorenc Jemini, FSHF deklaron se distancohet nga këto veprime të dhunshme.
“Duke e konsideruar futbollin një lojë që me bukurinë, emocionet, motivin dhe misionin e vet i bashkon njerëzit, FSHF pozicionohet prerazi kundër cdo lloj dhune” - thekson FSHF përmes një deklarate.
FSHF sqaron më tej se “Të gjitha sjelljet që janë në kundërshtim me rregullat, fair-play-in, kodin sportiv dhe kulturën sportive duhet të ndëshkohen ashpër nga Komisionet dhe rregulloret përkatëse”.
Ngjarja që tronditi futbollin shqiptar u regjistrua në përfundim të ndeshjes Laçi-Kastrioti. Pas golit të barazimit të shënuar në kohën shtesë nga krutanët, në fushë hyne gjithë pankina e Laçit, përfshi edhe drejtuesit, të cilët kanë goditur gjyqtarin e FIFA-s.
Ndërhyrja e policisë ka qenë disi me vonesë dhe arbitri nuk u ka shpëtuar grushtave. Ngjarja ka qenë një shock i vërtetë dhe mund të sjellë përjashtimin e klubit të Laçit nga Kategoria Superiore, gjë kjo që parashikohet në Kodin e Disiplinës Sportive. Ndeshja mes Laçit dhe Kastriotit ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa goli i barazimit është shënuar në kohën shtesë. Pas golit arbitri e ndërpreu lojën dhe mesa duket ka qenë ky shkaku i dhunës ndaj tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)