Zv.presidenti i SHBA: Mbështesim Greqinë me cdo mënyrë
ATHINE - Gjatë takimeve në Athinë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden përsëriti mesazhin e mbështetjes së administratës amerikane ndaj Greqisë, për përballimin e krizës ekonomike.
Joe Biden u prit sot nga presidenti i Republikës, Karolos Papulias. Në vazhdim ai takoi kryeministrin Lukas Papadimos liderin e PASOK Jorgos Papandreu dhe atë të Demokracisë së Re, Antonis Samaras.
Zëvendëspresidenti, duke folur siç tha, në emër të Presidenti Barak Obama deklaroi se është në Greqi për të shprehur solidaritetin përmes financimit të FMN-së, ku SHBA është aksioneri kryesor, dhe se vendi i tij është i gatshëm, ta ndihmojë Greqinë në cdo mënyrë.
"Unë i kuptoj vështirësitë që po kaloni. Ju shpreh simpatinë dhe mbështetjen për përpjekjet që bëni," tha ai, duke shtuar se “Greqia dhe SHBA janë dy vendeve anëtare dhe aleate të NATO-s dhe është në interesin e të gjithëve, që Greqia të tejkalojë gjendjen e vështirë" .
Z. Biden ka shtuar se me kryeministrin Papadhimos janë diskutuar zhvillimet në Lindjen e Mesme, Qipro dhe Evropën Juglindore.
Vizita e zëvendëspresidentit amerikan bëhet në një ditë të rëndësishme për Greqinë, pasi sot në Uashington mblidhet Bordi Ekzekutiv i FMN-së për të miratuar, pas marrëveshjes të eurozonës, lirimin e këstit të gjashtë për Greqinë dhe lëvrimin e parave më herët se më 15 dhjetori.
Ndërkohë po sot, Gjykata ndërkombëtare e Hagës mori një vendim në disfavor të Greqisë, duke i dhënë të drejtë Shkupit, i cili kish paditur Athinën për shkelje të marrëveshjes së përkohshme, gjatë vetos që vuri në samitin e NATO-s në Bukuresht, duke penguar hyrjen e Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.