Gjyqi ndaj Metës, Dëshmitari Merkaj: Prifti më kërkoi dhuratë
TIRANE- Ka vijuar në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-zv/kryeministrit Ilir Meta ku janë marrë në pyetje 4 dëshmitarë.
Njëri prej dëshmitarëve Fatmir Merkaj, administrator i ‘Merkaj shpk’ një kompani, e cila u bë pjesë e bashkimit të shoqërive “Vëllezërit Tola”, për të ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Shushicë, gjatë rrëfimit të tij pranoi se ish-ministri i Energjetikës i kishte kërkaur dhuratë, gjatë një takimi mes tyre, me qëllim që kompania e tij të merrte koncesionin e hidrocentralit të Shushicës.
“Në një takim që kam patur me Priftin në Rogner, ai më ka kërkuar peshqesh”, ka thënë Merkaj në gjyq.
Ndërsa në përfundim të procesit gjyqësor, duke folur për mediat, përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës, Spartak Braho, tha se dëshmitë e sotme vërtetuan edhe njëherë mashtrimet e Dritan Priftit. Spartak Braho, pohoi nga ana tjetër se, “Në këtë proces maskaradë do të kuptoni që Prifti jo vetëm ka kërkuar peshqesh por dhe ka marr”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjyqi ndaj Metës, Dëshmitari Merkaj: Prifti më kërkoi dhuratë