Tiranë, plagoset me armë zjarri polici
TIRANE-Një polic është plagosur me armë zjarri nga persona ende të panjohur sot tek ’21 Dhjetori’ në Tiranë.
Ngjarja u shënua rrethorës 13:45 kur Dëfrim Musai 42 vjec, polic në sallën operative të Drejtorisë së Tiranës është qëlluar me armë zjarri prane kryqezimit tek '21 Dhjetori'. TvNews24 meson se efektivi është dërguar në gjendje tepër të rëndë në Spitalin Ushtarak.
Pak minuta me vone Policia e Tirane njoftoi se efektivi aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policie mberriten në vendgjarje dhe nisen hetimet. Mesohet paraprakisht se Musai, banor i Tiranes ishte duke udhëtuar me automjetin e tij drejt punës për të marrë turnin e dytë. Persona të panjohur kanë qëlluar ne drejtim te tij me breshëri plumbash.
Nuk dihen ende autorët, apo motivet e ngjarjes se rende, por grupi hetimor ka mbledhur një sërë dëshmish që pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.
Ekspertë të kriminalistikës janë duke punuar mbi provat, si gëzhojat e armës, telefonatat e fundit te efektivit.
Menjehere pas ngjarjes, policia e Tiranes beri te ditur te dhenat e para. Sipas drejtorise se Policise Qarku Tirane, nga hetimet paraprake, rezulton se ngjarja nuk ka të bëjë me motive për shkak të detyrës.
(d.b/BalkanWeb)