Arrestimi i 4 shqiptarëve, Rama: Maqedonasit, barbarë primitivë
Shkup- Kreu i Partisë Socialiste Rama i ka cilësuar si barbarë primitivë maqedonasit që arrestuan katër shqiptarët, pasi këto të fundit vizatuan hartën e Shqipërisë etnike në Tetovë.
Çdo kush ka të drejtë të vizatojë harta. Mund të vizatojë edhe hartrën e botës dhe të shkruaj kjo është republika ime dhe çfarë të bëjnë ta dërgojnë në Hagë dhe ta akuzojnë për krime kundër gjithë botës? Cfarë janë këta barabarë primitiv, kjo është e patolerushme- është shprehur Rama gjatë një interviste për mediat maqedonase.
Kreu i opozitës Rama ka theksuar se një veprim i tillë nga ana e autoritetëve maqedonase është i pakuptimtë.
Të arrestosh dikë vetëm pse ka vizatuar harta në mënyrë paqësore pa demonstruar dhunë është e pakuptimtë- ka vijuar Rama.
Shkrime të tjera me interes: