E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 12 dhe Kodi Rrugor, pritet miratimi sot në Parlament

Tiranë- Buxheti i vitit 2012-të i Shqipërisë do të diskutohet sot në sallën e Parlament nen për nen, dhe pritet edhe miratimi i tij.

Java që lamë pas shënoi edhe diskutimin e tij nen për nen në komisionet parlamentare, si dhe me 25 nëntor u votua në parim vetëm me votat e mazhorancës në Parlament.

Nga ana tjetër opozita ka kudërshtuar më herët buxhetin 2012-të duke e cilësuar si jo realist, duke u shprehur se ai rrezikon rritjen e borxhit publik të vendit.

Mesohet se gjatë seancës së sotme opoizta do të kërkojë sërish heqjen e TVSh-së për disa produkte si ushqimet, barnat, pagat, librat dhe energjinë elektrike. Sot gjithashtu pritet të diskutohet Kodi Rrugor, i cili ka ngjallur edhe më herët debat mes pozitës dhe opozitës në komisionin përkatës.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Parlament- Buxheti 2012, pritet diskutimi në parim
  2. Ligji i “plehrave”, sot pritet miratimi në Kuvend
  3. Itali, sot pritet miratimi i ligjit, dhe dorëheqja e Berlusconit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›