E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Thaçi: Nevojë për rritjen e komunikimit me të gjithë faktorin politik

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste ka takuar sot në vizitën e tij në Maqedoni, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçin.
Në fjalën e tij, kreu Edi Rama është shprehur se në takimin me kreun e PDSH-së, kanë biseduar për situatën politike, qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoni.
Rama ka thënë se eksperienca opozitare është e ngjashme në të dy vendet. Në këtë kuadër lideri i opozitës nënvizoi:Është domosdoshmëri rritja e hapësirës demokratike.
Kreu i PS ka falenderuar edhe publikisht Menduh Thaçin për mikpritjen duke nënvizuar, edhe në takimin me të, domosdoshmërinë e intensifikimit të komunikimit të opozitës shqiptare me partitë politike të rajonit tonë: Jemi të bindur për nevojën e rritjes së komunikimit me të gjithë faktorin politik në rajon dhe rritjes së pranisë së opozitës shqiptare në trojet ku jetojnë shqiptarët.
Nga ana e tij, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi është shprehur: Është nder të takoj liderin e opozitës shqiptare Edi Rama. Biseduam për çështje të politikës së brendshme, për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Dy partitë tona janë nga më të vjetrat në Shqipëri dhe Maqedoni- është shprehur Thaçi.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Plani i Menduh Thaçit: “Maqedonia duhet të federalizohet”
  2. Prishtinë, Rama-Shala: Pavarësia, bashkon të gjithë shqiptarët
  3. Takimet- Berisha, letra falendërimi Ahmetit dhe Thaçit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›