Arrestimi i kandidatit të PS, 200 simpatizantë në protestë
TIRANË- Pas arrestimit të kandidatit për kryetar të minibashkisë nr. 6, Krenar Canollari, mbi 200 simpatizantë socialistë janë mbledhur përpara komisiaritatit nr.6 duke kërkuar lirimin e tij.
Cenollari u arrestua pas padisë së ngritur nga njësia bashkiake nr.6, të ndodhur paraditen e sotme, ku kandidati i PS, së bashku me deputetin Tahiri kanë kërkuar nga kjo minibashki listat paraprake të zgjedhësve pas datës 8 Mars, të cilat nuk u janë vënë në dispozicion. Pas kësaj personat e sipërpërmendur kanë mbyllur me kyc derën e minibashkisë në shenjë proteste, duke lënë brenda edhe kryetaren.
Deputeti Tahiri u shpreh menjëherë pas takimit me shefin e këtij komisariati se “Kjo nuk është policia e shtetit, por policia e Lulit dhe e Berishës”. Ndër të tjera deputeti socialist tha se po terrorizohen strukturat e PS edhe në Kombinat, pas përpjekjes për të bërë transparente listat.
Padia e njësisë nr.6, arrestohet kandidati i PS dhe një aktivist
Ora 18:37- Partia Socialiste deklaron sot se policia ka arrestuar kandidatin socialist për njësinë bashkiake nr.6 Krenar Cenollari, si dhe një aktivist të PS-së. Arrestimi sipas policisë, lidhet me padinë e ngritur nga njësia nr.6 pas incidentit të ndodhur sot paradite në këtë njësi.
Deputeti i PS, Sajmir Tahiri i ka vënë sot kyçin derës së njësisë bashkiake duke ngujuar brenda kryetaren Luzhiana Abazi. Ky incident ka ndodhur pasi nuk është përmbushuar kërkesa e deputetit për paraqitjen e listës paraprake të datës 8 Mars, nga kjo minibashki. Pas këtij akti. Njësia bashkiake nr.6 paditi deputetin Tahiri
Tahiri shoqërohej edhe nga personat e arrestuar sot nga policia, Krenar Cenollari dhe Besim Kocaqi.
(m.a/BalkanWeb)