Shkatërrohet rrjeti, trafikoi 37 kg kokainë që vinte nga Shqipëria, shpërndahej në Itali
23/03/2011 Dy shqiptarë mes 36 të arrestuarve. Hetimi nisi pas vrasjes së transeksualit
PESCARA- Të paktën 36 urdhër-arreste (mes tyre shumë shqiptarë) janë lëshuar dje në brigjet Abruzzos, në krahinat Pescara, Chieti dhe Teramo të Italisë, në kuadër të operacionit “Pelikani”, ku më shumë se 200 agjentë të policisë u angazhuan në shkatërrimin e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar të drogës. Operacioni u krye nga Drejtoria e Antidrogës dhe njësia qendrore në Romë, ku është shkatërruar rrjeti i trafikut të drogës që vinte direkt nga Shqipëria, Campania dhe Lombardia, e destinuar për shpërndarje në Pescara, Abruzzo dhe rajonet fqinje. Hetimet nisën nga vrasja e Manuela di Cesare, transeksuali, i cili vdiq në vitin 2007 në Pescara dhe prej këtu u zbulua trafikimi i drogës. Në tre vitet e hetimit janë arrestuar në flagrancë 15 korrierë dhe janë konfiskuar rreth 37 kg heroinë dhe kokainë me vlerë gati tre milionë euro, armë, dhe eksplozivëve, si dhe është zbuluar edhe një laborator klandestin i përpunimit të drogës. “Gjatë hetimit”-, tha kreu i skuadrës të Pescara, Pirfrancesco Muriana- “janë identifikuar pesë grupe të ndryshme kriminale që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, të cilve më pas iu shtua një i gjashtë që ishte në pronësi të një nomadi, Guerino Di Roço dhe shqiptarët që ishin kontaktet e tij. Krerët e pesë grupeve ishin: Giovanni Cozzolino, i cili jeton në Napoli, por kjo pothuajse çdo javë në Montesilvano, nomadi Claudio Spinelli, Claudio di Risio, shqiptarët Fatmir Gega dhe Fisnik Meçaj, dhe në fund vëllezërit Enzo dhe Luca Gargivolo, të gjithë të lidhur me drogën”. Hetimet kanë filluar pas vrasjes së transeksualit Manuela di Cezare, kur u zbulua emri i Massimo Giocondi, tregtar transeksual drogës, i cili e bleu kokainën nga zona e Napolit. Grupet e ndryshme kriminale, të çmontuara me operacionin e mëngjesit të djeshëm, e kishin monopolizuar tregtinë e drogës dhe kanë punuar për disa vjet në këtë fushë, por dje gjatë një kërkimi janë gjetur 173 gramë kokainë. Ndër incidentet e përmendura nga ana e policisë është zbulimi i një laboratori droge në provincën e Mantua, në qershor 2008. Për kapjen e tyre janë përgjuar 188 përdorues të telefonisë celulare, por të dyshuarit ndryshonin shpesh SIM dhe telefonat. Në njërën prej këtyre përgjimeve janë dëgjuar fjalët “e kam frigoriferin bosh”, ç’ka do të thoshte sipas policisë që atij i nevojitej më shumë drogë.