PS: Listat përditësim edhe pas 8 Marsit ndalni manipulimet
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Armando Subashi reagoi menjëherë pas fjalës së Drejtorit të Përgjithshëm të gjendjes civile, Armand Teliti. Subashi sqaron se PS do të ketë në dispozicion listat paraprake të datës 8 Mars. Sipas tij, në dy listat e fundit që PS ka marrë më përpara ka parë ndryshime të shumta.
“Le të na shpjegojë Teliti se pse në listën paraprake që na ka dërguar ka ndryshime të shumta, në dy listat paraprake që na kanë dërguar nuk janë të njëjta, ka ndryshime me shtesa dhe pakësime zgjedhësish. Sipas konceptit tonë lista paraprake është një listë që përditësohet mbi bazë të vërejtjeve të zgjedhësve, këto vërejtje konkretizohen, kjo është shumë e qartë. Pse Teliti nuk na vë në dispozicion listën paraprake të datës 8 Mars, që është afati përfundimtar i ndryshuar”,- thotë Subashi.
Subashi deklaron se listat po manipulohen pas 8 Marsit, që ishte afati përfundimtar i ndryshimeve që mund të bëhen në to
“Kjo është strategji i Ponit, Telitit, Berishës e Ristanit për të manipuluar zgjedhjet. Të mos bëjë ndryshime në lista sepse ky është një manipulim”,- tha Subashi më tej.
(m.a/BalkanWeb)