Autostada Milot-Kukës-Morinë me pagesë
TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur që autostrada Milot-Kukës-Morinë të jetë me pagesë. Për këtë qëllim, qeveria shqiptare ka rënë dakord me Korporata Financiare Ndërkombëtare që kjo e fundit të shqyrtojë variantet për dhënien me koncesion të rrugës.
Lajmi bëhet i ditur nga koha ditore e cila ka zbardhur seminarin të organizuar para dy ditësh nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë dhe IFC mbi përmirësimin e kuadrit ligjor të energjive të rinovueshme në Shqipëri, ku ka marrë pjesë dhe kryeministri Berisha.
“Prej kohësh po punohet për gjetjen e një varianti të duhur për mirëmbajtjen e rrugës dhe pagesa e taksës është e pashmangshme. Së fundmi po punohet për dhënien me koncesion të rrugës Durrës-Kukës. Një ekip i IFC-së po shqyrton taksat që duhen paguar për mirëmbajtjen e autostradës”, ka thenë Martin Dasek, drejtues i financimeve për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Njoftohet se kalimi me pagesë në autostradën Milot-Kukës-Morinë do të ndodhë vetëm pas dy vjetësh pasi gjatë këtyre dy vjetëve, në bazë të kontratës do të mirëmbahet nga kompania ndërtuese Bechtel&Enka.
Ndërkohë që bëhet e ditur se do të ketë dy lloj taksash që do të paguhen në autostradë, njëra prej të cilave është ajo e qarkullimit në tunel, që mendohet të vendoset në verën e këtij viti.Tarifat e kalimit në tunel do të llogariten në bazë të tonazhit të automjeteve.
Në dy hyrjet e tunelit ka përfunduar instalimi i peshoreve elektronike që do të përcaktojnë peshën e automjeteve që do të hyjnë në tunel. Kohë më parë në tunelin e Kalimashit janë instaluar edhe trarët elektronikë si pjesë e instalimeve elektronike që do të shërbejnë për pagesën në tunelin e Kalimashit. Pagesa në tunel do të jetë vajtje-ardhje, më konkretisht një automjet që udhëton nga Kukesi në Tiranë do të paguajë në hyrje në portalin verior në Kalimash, nderkohë që automjeti që udheton nga Tirana në Kukes do të paguajë në hyrje në portalin jugor në Thirrë.
(e.m/koha/BalkanWeb)