E Diel, 1 Nëntor 2026

Në burg shqiptarët e tunizianët “luftë” masive me brisqet e rrojës

23/03/2011  Dhjetëra të plagosur. Sekretari i burgut: Shteti po u dorëzohet kriminelëve

GENOA- Pardje në mëngjes, rreth orës 09.30 në pjesën e dytë të kalimit të burgut, shpërtheu një luftë që pati si protagonistë të burgosur tunizianë dhe ata shqiptarë. Dhuna u përsërit rreth orës 13.30 në të njëjtin vend. Bilanci i kësaj kasaphane flet për dhjetëra të plagosur, teksa njëri prej tyre po lufton me vdekjen. Në këto raste janë përdorur armë rudimentare, duke përfshirë edhe disa brisqe rroje. Fabio Pagani, sekretari rajonal i burgjeve, ka dhënë alarmin, duke thënë se kjo luftë shton nivelin e dhunës dhe pasojat që ajo do të gjenerojë. “Pavarësisht ndarjes fizike, me ndarjen në zona të ndryshme, të burgosurit mund të përfitojnë nga mundësitë e tjera për t’u përballur dhe të zihen, teksa shërbimi i burgut nuk ka mjete dhe burime për ta përmbajtur këtë dhunë. Ne jemi të detyruar për të denoncuar mbipopullimin serioz në Marassi ku ndodhen 780 të burgosur, në krahasim me 450 që do të ishin akomoduar në kushtet e normalitetit. Ndër të tjera, shpallja e re e një plani, ku brenda dy muajve, do të akomodohen rreth 850 të paraburgosur, do të përbëjë një ferr për personelin e Policisë së Burgjeve. Është koha që departamentit të ndërhyjë në mënyrë efektive për të parandaluar disa tragjedi para se të ndodhin. Në burgun e Marassit mungojnë 160 oficerë. Ne jemi gati për të ngritur flamurin e bardhë dhe ta dorëzojmë shtetin në duart e arrogancës dhe dhunës kriminale”,- thotë Pagani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›