E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i kater shqiptareve ne Maqedoni Rama Ky eshte nje akt barbar

Kreu socialist Edi Rama e cilesoi si nje akt barbar e primitiv arrestimin e kater shqiptareve qe vizatuan pak dite me pare harten e Shqiperise Etnike ne Tetove. Ne promovimin e librit te tij ne Shkup te Maqedonise kryesocialisti theksoi se arrestimi i tyre ishte i padrejte. Kush mund te ndaloje ke ne boten e lire te vizatoje nje harte qe ta quaje republika ime Clidhje ka kjo Si mundet ne shekullin e 21-te ne mes te Evropes te arrestohen djem te rinj pse vizatojne nje harte dhe e quajne Shqiperia Etnike Si ka mundesi Cdo njeri ka te drejte te vizatoje nje harte dhe ta quaje cfare te doje. Dikush mund te vizatoje edhe harten e botes dhe te thote bota eshte imja. E cfare Do ta marrin e do ta cojne ne Hage per krime kunder gjithe botes Cfare jane keta barbare primitive Kjo eshte e patolerueshme - tha Rama. Po ashtu gjate bashkebisedimit me shqiptaret e Maqedonise kreu i selise roze ka theksuar nevojen per komunikim intensiv te opozites me faktorin shqiptar ne te gjithe viset e rajonit ku jetojne shqiptaret Ka ardhur momenti qe opozita ne Shqiperi te jete me aktive ne politiken rajonale dhe ne komunikimin me shqiptaret qe jetojne jashte kufijve te Shqiperise zyrtare. Per shkak se eshte e nevojshme qe Shqiperia ta intensifikoje pranine dhe rolin e vet ne komunikim me shqiptaret dhe qeveria nuk e ben dot plotesisht kete detyre edhe sikur te ishte nje qeveri e mire pa mbeshtetjen edhe te te tjereve e jo me kur qeveria pastaj nuk eshte edhe aq e mire - theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›