Ne janar PS nis fushaten e shpalosjes se programit
Pas mbledhjes se fundit te Asamblese Kombetare ku u rizgjodhen strukturat drejtuese te PS-se hapi i radhes i forces me te madhe opozitare pritet te jete ai i nisjes se fushates per shpalosjen e programit tek shqiptaret me ane te kontaktit te drejtperdrejte me qytetaret. Fushata e PS-se pritet te nise rreth muajit janar dhe ajo do te paraprihet nga konsultimet e krereve te grupeve te punes dhe anetareve te Asamblese me kreun socialist Edi Rama. Pritet qe konsultimet me qytetaret per programin e ri te sjellin edhe ndryshime ne disa pjese te tij ne baze te kerkesave dhe propozimeve te ardhura nga kontaktet e drejtperdrejta. Po ashtu edhe vete kreret e pjesetaret e 21 grupeve te ngritura nga Rama per thellimin e shpalosjen e programit pritet te kryejne permiresimet e nevojshme ne te. Viti qe hyn do te jete viti i shtjellimit te programit pergjate nje rrugetimi bashke me shqiptaret neper cdo stacion te kater kapitujve te tij. Me nje llogari te thjeshte per te bere bashkerisht nga ata qe permblodhen ne nje tekst sintetik programin baze na duhen te pakten 21 grupe pune te kesaj Asambleje qe do te pergatisin dokumente te vecante dhe te detajuar sipas temave specifike te programit duke angazhuar eksperte vendas dhe te huaj pervec kapaciteteve tona te brendshme - tha Rama ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te pak diteve me pare.