Bashkepunimi i Rames per rrezimin e Nanos Harasani dhe Keta E vertete qe e njohin te gjithe

Deklarata e Berishes per mbeshtetjen e Rames ne rrezimin e Nanos vertetohet nga Harasani dhe Ket
Deklarata e dy diteve me pare e Kryeministrit Berisha i cili pohoi se me mbeshtetjen e kreut te PS-se Edi Rama ai arriti te rrezonte ish-kryeministrin e njekohesisht ish-kreun e socialisteve Fatos Nano ne vitin 2005 u cilesua si plotesisht e vertete nga deputeti i selise roze Andis Harasani dhe ish-kryetarja e Forumit te Gruas e kesaj force Majlinda Keta. Ne deklarimet e tyre ne rrjetin social Facebook dy socialistet pohuan dje se mbeshtetja e kryesocialistit ndaj PD-se ne vitin 2005 mbetet nje fakt qe sipas tyre eshte i njohur nga mjaft deputete socialiste. Ne te njejten kohe me deklarimet e tyre Harasani dhe Keta hodhen poshte pretendimin e kryetarit te PS-se Rama i cili mohoi dy dite me pare qe te kete bashkepunuar me kreun e mazhorances per rrezimin e ish-kryetarit socialist Fatos Nano. Ne kete kontekst ish-kryetarja e Forumit te Gruas te PS-se beri me dije se deklaratat e Kryeministrit mund te vertetohen edhe me shume nisur nga fakti se ajo ka qene vete nje deshmitare e perpjekjeve te kreut socialist per te rrezuar Nanon nga pushteti ne vitin 2005 ndersa deputeti socialist Harasani nenvizon faktin se ishin demokratet qe mbushnin sheshet e organizates Mjaft prapa se ciles ishte Rama dhe drejtuesit e saj ku se fundmi moren disa poste ne PS.
Deklaratat
Socialistet Andis Harasani dhe Majlinda Keta vleresuan dje si plotesisht te vertete perfshirjen e kryesocialistit Edi Rama ne rrezimin e Fatos Nanos ne vitin 2005. Keshtu duke iu referuar deklarates se Kryeministrit Sali Berisha i cili gjate nje takimi me te rinjte ne qytetin e Durresit risolli ne kujtese pikerisht kete fakt Keta dhe Harasani konfirmuan nje bashkepunim te tille. Ish-kryetarja e Forumit te Gruas te PS-se ne adresen e saj personale ne rrjetin social Facebook beri me dije se ajo eshte nje deshmitare qe mund te vertetoje ne cdo kohe perpjekjet e Edi Rames per te rrezuar Nanon nga pushteti ne vitin 2005. Madje ajo ka shtuar se ka edhe shume njerez te tjere qe kane qene dikur ne PS te cilet mund te vertetojne se si eshte munduar Rama ti nxiste kunder Nanos. Ka shume njerez te tjere qe kane qene dikur ne PS te cilet mund te vertetojne se si eshte munduar Rama ti nxiste kunder Nanos - theksoi ajo. Po ashtu edhe deputeti i PS-se Andis Harasani e konfirmoi deklaraten e Kryeministrit Berisha ku theksoi se ishin demokratet qe mbushnin sheshet e organizates Mjaft prapa se ciles ishte Rama dhe drejtuesit saj se fundmi moren disa poste ne PS. Nuk besoj qe ka socialist nga ata qe kane qene para 2005 qe nuk e dine qe sheshet e Shqiperise ne cdo levizje e proteste te ish-Mjaft-it i mbushte PD-ja. Do ishte e pamoralshme te harrohej kjo - shkruante ai ne faqen e tij Facebook. Nga ana tjeter deputeti socialist komentoi edhe refuzimin e tij per kryesimin e grupit per energjine detyre qe iu dha nga kryesocialisti Rama ne mbledhjen e fundit te Asamblese me argumentin se nje nga angazhimet per te cilat hoqi dore mund te jete kryesimi i socialisteve te Tiranes. Moszgjedhja e kreut te Tiranes dhe disa krereve te rretheve eshte nje nder anomalite e zhvillimeve ne PS - pohoi Harasani. Dy dite me pare Kryeministri Berisha deklaroi se Rama bashkepunoi me te per rrezimin e ish-kryeministrit Fatos Nano ne vitin 2005. Ne fund ai punoi se bashku me mua per rrezimin e tij se ato sheshet e Mjaft-it i mbushte PD-ja. Duhet ta shohesh te verteten sic eshte ne sy sepse kete e dine te gjithe - tha kreu i ekzekutivit. Megjithese te tilla deklarata u hodhen poshte nga kreu i selise roze Rama si te paverteta dy socialistet Andis Harasani dhe Majlinda Keta i mbeshteten dhe i cilesuan ato si te verteta te pakundershtueshme e te njohura nga te gjithe.