E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi nuk është politik, akuzat janë përralla të Elvis Rroshit

12-03-2013 / Gazeta 55

Reagon Ministri i Brendshëm, Flamur Noka

“Arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Kavajës nuk është politik, pasi unë nuk merrem me përralla, siç janë përrallat që ka trilluar Rroshi në të shkuarën, dhe nuk kam tagrin ligjor për të urdhëruar arrestimin e askujt, këtë tagër e ka vetëm Drejtori i Policisë Shtetit apo i qarkut”.
Kështu është përgjigjur Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, që dyshohet të ketë goditur me grusht dhe kërcënuar trajnerin e Tiranës, Nevil Deden.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e diel në ndeshjen e zhvilluar në Kavajë mes Besës vendase dhe Tiranës, në kuadër të javës 18-të të Superligës, kur gjatë pushimit midis pjesës së parë dhe të dytë, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka zbritur në dhomat e zhveshjeve dhe ka goditur trajnerin e Tiranës, Nevil Dede.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit bardheblu dhe vetë trajnerit Nevil Dede, të cilët kanë bërë kallëzim penal për të dyshuarin. 
Pas kallëzimit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u mor masa e arrestit ndaj Kryetarit të Bashkisë Kavajë shtetasit Elvis Rroshi, 38 vjeç, për konsumim e veprave penale “Goditjes për shkak të detyrës”, “Kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Mos bindje ndaj urdhërit të punonjësve të policisë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›