Arrestohen 10 truproja të një universiteti privat

Burime zyrtare bënë me dije se këta shtetas janë arrestuar për shkak të dhunës në universitetin privat “Vitrina”.
Në pranga ranë Edmond Vlashaj, 34-vjeç, banues në Tiranë, -Hamit Leka, 30-vjeç, banues në Bathore, Nikolin Pepa, 36-vjeç, banues në Tiranë, Leonard Vlashaj, 31-vjeç, banues në Lezhë, Artan Zefi, 40-vjeç, banues në Lezhë, Agron Bacaj, 36-vjeç, banues në komuna Dajt, Ramazan Takaj, 42 vjeç, banues në Tiranë, Lutfi Tufa, 43-vjeç, banues në Tiranë, Gjovalin Zefi, 26-vjeç, banues në Shkodër, si dhe Jetmir Mzhika, 23-vjeç, banues në Mamurras.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e Universitetit Jo Publik “Vitrina” e ndodhur në autostradën Tiranë –Durrës në Kashar, kanë kundërshtuar me dhunë fizike 5–oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr.6: Këta punonjës police kanë shkuar në ndihmë të studentit të universitetit “Vitrina”, i cili ka kallëzuar se është goditur nga shtetasit e lartpërmendur, të cilët janë roje dhe punonjës të Universitetit.
Po ashtu në ngarkim të shtetasve të sipërcituar kanë bërë kallëzim edhe dy studentë pranë këtij universiteti, të cilët deklarojnë se në kohë të ndryshme janë rrahur dhe keqtrajtuar nga shtetasit e lartpërmendur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan materiale CD, në të cilat janë pasqyruar me filmime veprimet e paligjshme të këtyre shtetasve. /Start/
2012-01-18 12:33