Thaci: Ftoj Vetëvendosjen për debat në Kuvend
PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi sfidon Lëvizjen Vetëvndosje duke e ftuar në debat të hapur në Kuvend, pasi vlerëson se rruga nuk është zgjidhja e problemeve. Kryeministri Thaci gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë nënvizoi se zyra e tij ka qenë dhe do të jetë e hapur për Lëvizjen Vetëvendosje.
“I ftoj që të mos e bartin politikën në rrugë . Zyra ime ka qenë dhe është e hapur për Vetëvendosjen. Të shmanget dhuna dhe rruga e ta zhvillojmë debatin në institucione”,-ka thënë kryeministri.
Kryeministri Thaci bën thirrje për shmangien e dhunës dhe rikthimin e debatit institucional, ndërkohë që e ka cilësuar të papranueshëm ‘gjyqit’ që po i bëhet policisë së Kosovës për ngjarjet e 14 janarit. “E ardhmja e Kosovës evropiane është që të hapen kufijtë, e jo të mbyllen ata”, ka thënë kryeministri Thaçi.
(el.me/BalkanWeb)