E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 18 vjecari përdhunon me forcë të miturën

TIRANË- Një 18-vjecar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, 14-vjece. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në zonën e njohur me emrin “Fresku” në kryeqytet, ku dhe banon e mitura me inicialet M.M.

Kallëzimi në komisariatin numër 4 është bërë nga e mitura nën shoqërinë e nënës së saj ku ka treguar mënyren se si është mashtruar dhe më pas dhunuar seksualisht në datën 11 janar. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet dhe procedimin penal për 18-vjecarin me inicialet E.P banues në Farkë, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Ndërkohë hetime komplekse po zhvillohen për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›