KLSH: Shkelje dhe abuzime me projektet me financime te huaja
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton shkelje dhe abuzime në projektet me financime të huaja.
Departamenti i investimeve dhe projekteve me financime të huaja në KLSH ka kryer 30 kontrolle gjatë vitit 2011, nga të cilat 10 në projekte me investime të huaja, 14 në shoqëritë publike dhe 5 në ente mjedisore.
Nga raporti konstatohet një dëm ekonomik mbi 6 milionë lekë të reja, për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që të zhdëmtohet. Gjithshtu, në raportin e KLSH janë rekomanduar masa administrative dhe dispilinore, si dhe ndjekje penale për disa persona.
KLSH sygjeron edhe përmirësime ligjore, me qëllim që të luftohet korrupsioni dhe abuzimet me fondet publike dhe financimet e huaja
(el.me/news24/BalkanWeb)