E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 3 të dyshuar për grabitje të armatosur

Prishtinë, 2 Shkurt NOA Zyrtarë të Policisë së
Kosovës thonë se kanë arrestuar edhe tre vetë për grabitje të armatosur në një
filiale të Postë-Telekomit të Kosovës.

Një operacion i organizuar mirë, në drejtim
të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në grabitje,
u finalizua me sukses ku u arrestuan tre persona të dyshuar, - tha Kelani, zëdhënës
i Polciisë së Kosovës.

Rasti i fundit për të cilin dyshohet me bazë të jenë përfshirë të dyshuarit në
fjalë, ka ndodhur me datën 01.02.2010 rreth orës 18:30 në një nga filialet e
Postës në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ku nga persona të armatosur janë
grabitur një shumë e parave.Të dyshimtit D. P ; F. B dhe G. B që të tre të moshës 20 vjeçare, pas
arrestimit janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku
aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e
procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti ti kalojë gjykatës. 

Hetuesit rajonalë thanë se në bashkëpunim me
hetuesit e stacioneve policore të kryeqendrës janë në vazhdimësi të
operacioneve për kapjen e të dyshuarve për rastet e grabitjeve. 
***

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në
kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit
dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë
organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale,
identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.Hetuesit e rajonit të Prishtinës i kanë dhënë përparësi luftës kundër
kriminalitetit dhe veçanërisht disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur
komuniteti në lidhje me rastet e grabitjeve të ndodhura në zona të ndryshme të
rajonit të Prishtinës. Muaji i parë të këtij viti është karakterizuar për nga rritja e ndjeshme e treguesve
të punës hetimore në drejtim të kapjes së personave të dyshuar si të implikuar
në veprimtari kriminale, dhe krejt kjo ka ardhur si rezultat i intensifikimit
të masave policore për identifikimin, zbulimin, grumbullimin e saktë i
informacioneve mbi vendstrehimin e këtyre personave, mbajtjen nën kontroll të
vazhdueshëm të lidhjeve të tyre, si dhe organizimi i operacioneve të
kualifikuara policore të zhvilluara për ketë qëllim. Që nga një janari i vitit 2010 policia e rajonit të Prishtinës ka arritur të
paraburgos 87 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale prej tyre 16 dyshohet
të jenë të përfshirë në raste të grabitjeve.
a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›