Borxhi i vjetër, Kina i shlyen Irakut 80 % të 8.5 mld USD

Pekin, 2 shkurt, NOA - Ministria e Financave e
Irakut ka deklaruar se Kina ka arritur që të bjerë dakord për shlyerjen e një
sasie prej 80 % të borxhit që i kishte deri tani. Bëhet fjalë për masën prej 80
% të borxhit të akumuluar prej 8.5 miliardë dollarë, mbi të cilën është nënshkruar
një marrëveshje mes dy palëve.
Ndër të tjera, deklarata e lëshuar mbi një fakt të tillë pohon se të dyja
vendet kynë hyrë në marrëveshje tregtare me vlerë prej 3.8 miliardë dollarë në
vitin 2009.
Ndërsa lompania shtetërore kineze e naftës CNPC ka kontraktuar disa marrëveshje
të mëdha në sektorin e naftës në Irak që nga fillimi i luftës në vitin 2003.
n.e/NOA