Policia heton vdekjen e dyshimtë të një gruaje
Leposaviq, 2 shkurt, 2010 NOA - Zyrtarët policorë
të njësisë patrulluese të stacionit policor Leposaviq, gjatë kryerjes së
detyrave të rregullta të patrullimit, kanë pranuar një informatë lidhur me një
rast të vetëvrasjes së një femre të raportuar të ketë ndodhur në fshatin
Kratina afër Leshakut, komunë e Leposaviqit.Njësitë e para reaguese të policisë, në vend të ngjarjes kanë takuar trupin e
pajetë të një gruaje, të identifikuar si; Djoroviq D. 71 vjeçare, të
përkatësisë etnike serbe, me litarë rreth fytit në pozicion të varur.
Mjeku kujdestar i shtëpisë së shëndetit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ka
konstatuar vdekjen e viktimës.Marrë parasysh rrethanat në të cilat është regjistruar rasti, policia ka
njoftuar prokurorin publik të prokurorisë së qarkut në Mitrovicë i cili ka
autorizuar hetuesit e policisë së Kosovës së bashku ne teknikët e
kriminalistikës, të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe inicimin e
hetimit të rastit për të sqaruar rrethanat e rastit të paraqitur.Bazuar në raportet e hetuesve policor, në vend të ngjarjes nuk janë
identifikuar gjurmë të përdorimit të dhunës apo elemente tjera që do të
karakterizonin rastin si vepër penale.policia e Kosovës tha se rasti është kualifikuar si vdekje nën rrethana të
dyshimta, me elemente të vetëvrasjes me varje ndërsa trupi i pajetë e viktimës,
i është dorëzuar familjarëve të saj.
a.b/NOA