Ministri i Shëndetësisë në Çeki sëmuret rëndë nga gripi i derrit

Pragë, 2 shkurt, NOA U impononte të tjerëve
leksione për marrjen patjetër të vaksinës për gripin e derrit, por ka rënë vetë
viktimë e kësaj sëmundje. Fjala është për ministrin e Shëndetësisë në Çeki,
Mihael Vit, i cili ishte ngarkuar me përgjegjësinë e vaksinimit të detyruar të
më shumë se 200 mijë njerëzve me vaksinën kundër AH1N1.
Por ja që ai ka rënë vetë pre e sëmundjes në
fjalë, duke qëndruar në shtrat prej dy ditësh të tëra.
Vit vazhdimisht në media ka apeluar të mos e
nënvleftësohet gripi i ri dhe të kryhet vaksinimi, vpor vetë ama ishte
vaksinuar vetëm kundër gripit sezonal, duke harruar të marrë edhe vaksinën kundër
virusit AH1N1, i cili shkakton sëmundjen e gripit të derrit.
n.e/NOA