E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët pa kufij: Qendrat e emigrantëve në Itali, si burgje

Paris, 2 shkurt, NOA Qendrat humanitare ku
mbahen emigrantët ilegalë në Itali, në fakt mund të quhen burgje në çfarëdo
lloj pikëpamje. Një fakt të tillë e kanë pohuar drejtuesit e grupit humanitar
Mjekët pa Kufij, në një raport të tyre të fundit, përmes të cilit e kritikojnë
Italinë për kushtet e këqija në të cilat strehon dhe mban emigrantët ilegalë që
kapen në territorin e saj të ardhur prej vendeve fqinjë, kryesisht ata nga
Afrika e Veriut.

Në raportin e Mjekët pa Kufij thuhet se
grupi thotë se qendrat e tilla nuk kanë shërbime themelore, duke u bazuar në kërkimet
e kryera në 21 qendra në mbarë Italinë.
Qendrat për emigrantë janë të shpërndara kryesisht në Italinë e jugut, aty ku
ka edhe mjaft evazion të klandestinëve.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›