Iran, përgatitet varja edhe për 9 persona të tjerë opozitarë

Teheran, 2 shkurt, NOA - Pasi dy protestues të
opozitës iraniane u varën javën e kaluar, autoritetet e këtij vendi kanë bërë me dijeni
se do të varen edhe nëntë persona të tjerë, të cilët janë marrë si të pandehur
për praninë e tyre në manifestimet e opozitës. Sipas këtyre autoriteteve, të
gjithë të dënuarit në fjalë kanë lidhje me lëvizjet anti-revolucionare të ndërmarra
kundër qeverisë dhe kanë marrë pjesë në protestën për rrëzimin e regjimit
aktual në Iran.
Vetëm pak ditë më parë, në këtë vend u varën
Mohamed Reza Ali Zamani dhe Arash Rahmanpur, te cilët u shpallën fajtorë për
pjesëmarrje në një grup të opozitës.
Nga mediat e huaja citohet të jetë prononcuar
vetë zv/kreu i gjykatës iraniane, Raisin, sipas të cilit këta persona kishin lidhje me grupet që planifikonin
përmbysjen e regjimit islamik, prandaj së shpejti do të ekzekutohen.
n.e/NOA