Arrestohen 35 aktivistë pro-palestinezë në Izrael

35 aktivistë pro-palestinezë, të cilët fluturuan nga Gjermania në Aeroportin Ben Gurion, pranë Tel Avivit, janë arrestuar ditën e sotme në Izrael. Mësohet se këto arrestime bëhen në vazhdën e përpjekjeve nga ana e forcave izraelite, për të parandaluar ardhjen e aktivistëve nga Evropa.
Këto parandalime bëhen që aktivistët të mos lejohet të hyjnë në vend dhe t`i bashkohen aksionit të protestave në Bregun Perëndimor. Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Izraelit tha se ka marrë në pyetje mbi 400 aktivistë, ku 124 prej tyre janë arrestuar, ndërsa pjesa tjetër është lejuar të hyjë në vend.