E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja, njeh pavarësinë e Sudanit Jugor

Shtetet e Bashkuara kanë njohur zyrtarisht Sudanin Jugor, si shtetin më të ri në botë.

Presidenti Barak Obama e bëri publike njohjen, përmes një deklarate nga Washingtoni, ndërsa qytetarët e shtetit të ri, festojnë ditën e parë të pavarësisë në kryeqytetin Juba.

Në mesin e personaliteteve ndërkombëtare që po marrin pjesë në këtë ngjarje, janë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe president i Sudanit, Omar al-Bashir, qeveria e të cilit ka njohur po ashtu Sudanin Jugor.

Ky i fundit ka fituar pavarësinë në referendumin e janarit, bazuar në marrëveshjen e paqes të vitit 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›