E Diel, 1 Nëntor 2026

Sudani i Jugut, ngriti flamurin e pavarësisë

Sudani i Jugut, është shteti më i ri në botë. Me hyrjen e datës 9 korrik, hyri në fuqi marrëveshja e vitit 2005 dhe rezultati i referendumit të para pak muajve, që e shkëput Sudanin e Jugut nga pjesa tjetër e Sudanit. Qeveria e Sudanit Verior në Kartum, ishte e para që njohu shtetin e ri të premten në mesnatë, por kjo njohje nuk e largon frikën nga tensionet e ardhshme mes dy vendeve, përfshirë edhe ato për territor dhe për naftë.
 

Marrëveshja e paqes e vitit 2005, përfundoi një luftë të gjatë civile, ku 1.5 milionë njerëz u vranë gjatë konfliktit me dekada të tëra me Sudanin e Veriut. Festimet në kryeqytetin Juba, kanë nisur në mesnatë sipas kohës lokale. Një orë e madhe e vendosur në qendër të qytetit në mesnatë ka treguar momentin e madh, kurse himni i ri kombëtar është transmetuar në television.
 

Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryetari i Kuvendit, James Wani Igga. Pavarësia vjen pas një referendumi të përkrahur nga më shumë se 99 % e votuesve. Në ceremoninë që u organizua më këtë rast në kryeqytetin Jubavec, mes personaliteteve të ndryshme morrën pjesë edhe presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›