Paneta: E mundshme, humbja strategjike e Al Kaides

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta tha se “humbja strategjike” e Al-Kaidës është “brenda mundësive”.
Paneta ka bërë këto komente para një vizite të befasishme në Afganistan.
Duke folur me gazetarët, para arritjes në Kabul, Paneta tha se “çelësi është se duke e zënë Bin Ladenin, ne kemi identifikuar disa nga figurat kryesore të lidershipit brenda Al Kaidës, si në Pakistan ashtu edhe në Jemen dhe në zona te tjera”.
Paneta, që mori postin më 1 korrik, për të zëvendësuar sekretarin Gejts, ka arritur në Kabul për një vizitë gjatë së cilës do të bisedojë me presidentin Hamid Karzai, në lidhje me kalimin e disa përgjegjësive nga NATO te afganët.