E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qindra emigrantë libianë, zbarkojnë në Lampeduza

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet e Lampeduzës, në Itali kanë mbërritur qindra emigrantë, ku 122 prej tyre janë gra dhe 33 fëmijë. Të gjithë emigrantët kanë mbërritur nga Libia, dhe për shpëtimin e tyre janë angazhuar 4 barka shpëtimi italiane.

Në barkën e parë të emigrantëve ishin 156 persona, midis së cilëve 28 femra dhe 12 fëmijë. Ndërkohë që në barkën e dytë, e cila ka zbarkuar në brigjet italiane në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndodheshin më shumë sesa 340 emigrantë libianë, prej të cilëve 30 femra dhe 11 fëmijë.

Rreth 45 minuta më vonë ka mbërritur barka e tretë me emigrantë, në të cilën ndodheshin 240 persona, ku 22 prej tyre ishin femra, ndërsa 4 prej tyre fëmijë. Mëngjesin e sotëm, në Lampeduza, ka shkuar edhe vet kryeministri italian Silvio Berlusconi, për të parë më nga afër situatën e krijuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›