E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët nuk kanë higjenë goje

Shqiptarët nuk kanë higjenë goje, ata nuk kujdesen për dhëmbët e tyre. Ky është konstatimi i Shoqatës së Stomatologëve në Ditën botërore të shëndetit të gojës. Të mbledhur në një tryezë të përbashkët mjekët stomatologë, shprehen se informimi për shëndetin e dhëmbëve është i mangët. Sipas stomatologëve, kariesi është sëmundja më e përhapur dentare, e cila prek të gjitha moshat. Në bazë të statistikave vendet në zhvillim ku bën pjesë edhe Shqipëria kjo sëmundje në 90% të rasteve mbetet e patrajtuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›