E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski, letër liderëve të vendeve anëtare të NATO-s

Flamuri i Maqedonisë krah atij të NATO-s

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski u ka dërguar letër të gjithë liderëve të vendeve anëtar të NATO-s. Ai kërkon që ti dërgohet ftesë për anëtarësim Maqedonisë. Por një gjë e tillë ka shumë pak gjasa të ndodhi.

Përveç Maqedonisë, edhe Mali i Zi synon anëtarësimin në NATO.

Në letër Gruevski shprehet shqetësim të mungesës së ftesës pasi Maqedonia ka vite që ka plotësuar kushtet për të qenë anëtare e aleancës ushtarake.

Por anëtarësimi i saj, ashtu edhe integrimi në BE, kundërshtohet nga Greqia, e cila kërkon zgjidhjen  konfliktit të emrit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›