E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 4 zyrtare per korrupsion

Arrestohen kater zyrtare te Komisionit te Kthimit te Pronave nen akuzen per korrupsion. Operacioni i koduar “Toka e spostuar” ka futur ne prangat Ali Aliajn, zyrtar i Komisionit te Kthimit te Pronave, Gjergj Hysa, avokat ne Tirane, Petrit Kullolli, punonjes i zyres rajonale te Komisionit te Kthimit te Pronave si dhe Fatos Gjuzi, zyrtar i Zyres se Regjistrimit te Pasurive. Sipas njoftimit te policise se shtetit te arrestuarit akuzohen per tjetersim te pasurise. Me ane te falsifikimit te dokumentave te pronesise, jane dhene ne menyre te paligjshme rreth 450 dynym toke ne zonen bregdetare te quajtur “Plazhi i Gjeneralit”. Dyshohet se personat kane spostuar token e pronareve te ligjshem, kundrejt perfitimeve ekonomike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›