E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë; Arrestohet 32-vjeçarja, akuzohet për prostitucion



Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçare, e cila akuzohet për ushtrim prostitucioni. Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme ka vënë në pranga 32-vjeçaren Rajmonda Sh., 32 vjeç, lindur në Durrës dhe banuese në Tiranë. Sipas policisë, arrestimi i saj u krye pasi është kapur në flagrancë, duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin Xh.G. kundrejt shumës 1000 lekë, tek hotel “Tirona”, në rrugën “Selaudin Zorba”. E arrestuara është shoqëruar në qelitë e paraburgimit në pritje për të dalë përpara gjykatës. Ajo akuzohet për konsumim të veprës penale të “ushtrimit të prostitucionit”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›