E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 9 punonjës të burgut të Burrelit

 

Arratisja e dy të dënuarve për vrasje nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel, të shtunën e 5 prillit, ka vënë para përgjegjësisë 9 punonjës të policisë së këtij burgu, të cilët janë pushuar nga puna. Nëpërmjet një konference për shtyp Klodian Branko zëdhënësi i Policisë së Shtetit ka bërë të ditur emrat e 9 punonjësve të pushuar nga detyra.

"Ata janë arrestuar për veprën penale të 'shpërdorimit të detyrës' pasi me veprimet e tyre apo me mosveprimet e tyre janë konstatuar shumë shkelje rregullash apo neglizhenca në kryerjen e detyrës"- tha zëdhënësi Klodian Branko. Ai citoi emrat e atyre që janë pushuar. Rezultojnë të pushuar:

Ervin Heta me detyrë polic i regjimit të brendshëm në burgun e Burrelit.

Ardian Reka, 38 vjeç me detyrë polic shërbimi i regjimit të brendshëm.

Fiqiri Ceni, 52 vjeçme detyrë polic shërbimi në vend-roje në burgun e Burrelit.

Fatmir Domi 48 vjec, me detyrë poliov shërbiminë vend-rojë në burgun e burrelit.

Eduard Brahilika, me detyrë drejtor i burgut të Burrelit.

Thanas Runeci, me detyrë shef i policisë së burgut të Burrelit.

Luan Hysa, me detyrë shef i regjimit të brendshëm në burgun e Burrelit.

Kadri Domi, me detyrë shef i regjimit të jashtëm në burgun e Burrelit

Kujtim Laçi, me detyrë përgjegjës informacioni në burgun e Burrelit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›