E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, rrezikohen 120 shtëpi në fshatin Kashisht

 

120 shtëpi ne fshatin Kashisht te komunës Frakull ne rrethin e Fierit rrezikojnë te shemben si pasoje e gërryerjes se vazhdueshme te tokës nga lumi Vjose. Mungesa e paneleve mbrojtës, prej vitesh ka bere qe shtrati i lumit te zhvendoset dhjetëra metra duke iu afruar shume themeleve te shtëpive. Sipas banoreve ata janë bere me cilësi te dobët dhe me te shumtët janë shkatërruar. Prurjet e mëdha dhe me rrëmbim te lumit Vjose dhe gërryerjet qe ato shkaktojnë çdo dite rrezikojnë shembjen e shtëpive te një lagjeje. Te frikësuar nga rreziku qe u kanoset për jetën banoret e fshatit Kashisht kërkojnë ndihme nga shteti.

Dy vjet e gjysme me pare ky fshatishte nder me te dëmtuarit nga përmbytja qe shkaktoi dalja nga shtrati e lumit Vjose. Ne qofte se nuk ndërhyhet,gërryerjet e lumit Vjose mund te shkaktojnë dëme jo vetëm ne shtëpitë e banoreve por edhe ne jetën e njerëzve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›