E Diel, 1 Nëntor 2026

Nipi i Flamur Nokës qëllon gazetarin e Top Channel, Marin Mema. Agim Shehu e nipi i Berishës, presion ndaj votuesve

UPDATE- Policia ka arrestuar 38 vjecarin Agim Tocilla, qe goditi gazetarin e Top Channel, Marin Mema, ne me te rendin incident te shenuar deri me tani. Policia vonoi per te kryer kete aksion, por mesa duket arsyeja eshte e qarte. Tocilla nga Kukesi, eshte nipi i Flamur Nokes, sekretearit organizativ ne PD, te njohur gjeresisht si sekserin e punesimeve. Po ashtu, mediat njoftojne se edhe nipi i Berishes dhe Agim Shehu po bejne presione ndaj votuesve. Me poshte nje kronologji.

QV 1925, 1928, Njësia Nr.8 (Shkolla Partizani)
Agim Shehu, me rreth 30 veta, ka hyrë në QV-të, dhe po bën presion ndaj votuesve dhe anëtarëve të KQV-së!
Ka informacion që do shkojë nëpër QV të ndryshme, të bëjë të njëjtën gjë!

Njoftuar nga QV 1981, Njësia Nr.10 (Shkolla Dora Distria)
Jashtë qendrës së votimit 1981, qendrojnë nipi i Sali Berishës (Endrit Breçani), dhe një person që njihet si problematik në zonën në fjalë, të cilët shoqerojnë persona që vijnë të votojnë në qendrën e votimit, një nga një!

QV 1710, Njësia Nr.2 Votim në grup, dhunë ndaj vëzhguesit të PS.
QV 1710, Njësia Nr.2 (Shkolla e Baletit)
Fotografohet vota, dhe kryhet votim në grup. Vëzhguesi i PS ka tentuar të ndalojë këtë gjë, por mbi të është ushtruar dhunë fizike dhe është nxjerrë jashtë QV. Anëtarët e PS në këtë KQV nuk kanë vepruar!

QV 1955, Njësia Nr.9 (Rr. Mine Peza, Kopshti)
Rreth 4 persona, shpërndajnë para në hyrje të QV-së, për manipulim të votuesve!

QV 1689, Njësia Nr.1 Manipulim i procesit dhe votuesve!
Njoftuar nga QV 1689, Njësia Nr.1 (Shkolla Kushtrimi i Lirisë)

Kandidatja për këshill të bashkisë, për LSI-në ka hyrë në QV, dhe ka mbyllur derën. Njerëzit po presin në radhë!
Shpërndahen lekë për blerje vote pranë hyrjes së QV-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›