Arrestohen autorët e vjedhjeve të disa banesave

Drejtoria e Policisë e Qarkut, Shkodër në bashkëpunim me strukturat për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka bërë të mundur arrestimin e 5 shtetasve, autorë të disa vjedhjeve të banesave.
Në kuadër të operacionit të koduar “Banesat 5’, janë vënë në pranga shtetasit, A. L., 15 vjeç, N. S., 17 vjeç, Nikolao Ndoja, 19 vjeç, Elhan Zyberi, 19 vjeç si dhe Nimet Gavoçi, 21 vjeç. Kapja e shtetsavë të lartpërmendur u bë pasi, falë një punë disa mujore hetimesh, nga strukturat policore, rezulatoi se shtetasit A. L., N. S. dhe Nikolao Ndoja, në bashkëpumin me njëri-tjetrin, kanë kryer në kohë dhe vende të ndryshme një sërë vjedhjesh.
Ndërkohë shtetasit Elhan Zyberi dhe Nimet Gavoçi, rezulton të jënë autorë të vjedhjes së një tjetër banese në fshatin Golem, ngjarje kjo e ndodhur më 20.03.2011, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur, një armë zjarri çifte, një laptop, një sasi parash si dhe një aparat dixhiral fotografik.